<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pse disa njerëz dobësohen edhe pse hanë shumë? Studimi i fundit i jep fund pikëpyetjeve tuaja

 

Me siguri keni në rrethin familjar ose shoqëror njerëz që edhe pse hanë shumë apo nuk merren me asnjë aktivitet fizik nuk shëndoshen madje dobësohen.

Një studim që u botua së fundmi në “The American Journal of Clinical Nutrition” ka vendosur të zbulojë sekretin e njerëzve që janë në super formë fizike edhe pse nuk bëjnë asgjë për këtë. Duket se qelizat e tyre yndyrore janë më efikase se tonat. Pra, është diçka gjenetike.

Hulumtimi u krye në 30 vullnetarë, burra dhe gra, me një indeks të masës trupore të barabartë ose më pak se 18.5. Subjektet hanin normalisht dhe studiuesit thjesht kryenin analiza mbi indin dhjamor të bardhë dhe mostrat e gjakut, urinës dhe jashtëqitjes.

Në këta njerëz, qelizat yndyrore përmbajnë gjene që merreshin me shkrirjen e yndyrës. Ata ishin madje 40% më të vegjël. Një tjetër ndryshim u gjet në mitokondrinë më aktive në njerëz natyrisht më elegant. Kjo do të thotë që qelizat e tyre të dhjamit ishin në gjendje ta digjnin atë më shpejt, duke shmangur marrjen e peshës.

Ka disa arsye se pse ndiheni vazhdimisht të uritur. Llojet e ushqimeve që hani, nëse keni humbur peshë kohët e fundit, sa stërviteni dhe sa flini, të gjitha mund të ndikojnë në atë se sa shpesh ndiheni të uritur ose stomaku juaj është vazhdimisht i zhurmshëm, thotë për ‘Washington Post’, profesoresha e mjekësisë Ellen A. Schur, MD, MS. Hulumtimet kanë treguar se uria nuk është e njëjtë për të gjitha ushqimet. Nëse jeni të uritur me siguri keni dëshirë për ushqime të pasura me sheqer, karbohidrate ose yndyrë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit rrallë thonë se dëshirojnë një mollë. Në vend të kësaj, ne priremi të dëshirojmë patate të skuqura, biskota ose pica. A e keni vënë re që teksa vitet kanë kaluar ju keni shtuar peshë?! Një studim ka zbuluar se gjatë plakjes qarkullimi i lipideve në indin dhjamor zvogëlohet dhe bëhet më i lehtë shtimi në peshë, edhe nëse nuk hamë më shumë ose nuk bëjmë më pak aktivitet fizik se më parë. Studimi ekzaminoi 54 burra dhe gra për një periudhë prej rreth 13 vitesh dhe të cilët treguan një ulje të shpejtësisë me të cilën hiqen dhe ruhen lipidet, ose yndyrat, në qelizat yndyrore.

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

17 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

20 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

23 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago