<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ora kineze e cila parashikon sëmundjet dhe nuk gabon: Mësoni se cilin organ e keni të rrezikuar!

 

Kjo orë biologjike kineze mund të na tregojë intervalet në të cilat energjia qarkullon nëpër trup, nivelin më të lartë të energjisë në zonat e trupit në çdo dy orë

Nëse ekzistojnë probleme në ato zona, simptomat janë të dallueshme.

Mjeku kinez më parë e pyet pacientin e vet në cilën kohë të ditës i janë shfaqur simptomat. Prandaj, mundemi lehtë t’i dimë se nga rrjedhin problemet, përkatësisht a shfaqen problemet në vendin ku energjia qarkullon apo atje ku ka më shumë energji.

Një meridian arrin nivelin e vet më të lartë të energjisë saktësisht kur ai i dyti në anën tjetër ka nivelin më të ulët të energjisë. Ta marrin si shembull mëlçinë: niveli i saj më i lartë i energjisë është midis orës 1 dhe 3 të mëngjesit, ndërsa zorra e hollë në nivelin e vet më të ulët, transmeton Telegrafi.

Kur hani vonë dhe shkoni të flini gjumë, ushqimi nuk absorbohet mirë në zorrën e hollë, kështu që duhet patjetër të shmangni aktivitete të caktuara kur energjia në trup është në nivelin më të ulët.

Gjatë aktivitetit maksimal të gjitha funksionet janë të shtuara. Në rast të sëmundjes, teprica e energjisë e cila ngarkon sistemin do të tregojë simptomat bile saktë në kohë, në mënyrë që ajo energji e tepërt të zvogëlohet.

Funksionet maksimale kohore

01:00 – 03:00 – Mëlçia: (detoksifikimi, muskujt dhe sytë)
03:00 – 05:00 – Mushkëritë: (lëkura)
05:00 – 07:00 – Zorra e trashë: (asimilimi, eliminimi, lëkura)
07:00 – 09:00 – Lukthi (limfa, ushqimi dhe tretja)
09:00 – 11:00 –  Shpretka, pankreasi: (limfa, ushqimi dhe tretja)
11:00  – 13:00 –  Zemra (arteriet, qarkullimi i gjakut)
13:00  – 15:00 – Zorra e hollë (tretja, asimilimi, arteriet)
15:00  – 17:00 – Fshikëza urinare: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)
17:00  – 19:00 – Veshkat: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)
19:00  – 21:00 – Mbështjellësi i zemrës: (shtrëngimi i enëve të gjakut)
21:00  – 23:00 – Zorra dymbëdhjetëgishtore: (termorregullimi)
23.00  – 01:00 – Thartina: (tretja, muskujt, sytë)

Funksionet minimale kohore

01:00 – 03:00 – Zorra e hollë: (tretja, asimilimi i arterieve)
03:00 – 05:00 – Fshikza urinare: (kockat, dhëmbët, eliminimi, pastrimi)
05:00 – 07:00 – Veshkat: (kockat, dhëmbët, veshët, filtrimi, eliminimi)
07:00 – 09:00 – Mbështjellësi i zemrës: (shtrëngimi i enëve të gjakut)
09:00 – 11:00 –  Zorra dymbëdhjetëgishtore: (termorregullimi)
11:00  – 13:00 –  Thartira: (tretja, muskujt, sytë)
15:00  – 17:00 –  Mëlçia: (detoksifikimi, muskujt, sytë)
17:00  – 19:00 –  Mushkëritë: (lëkura)
19:00  – 21:00 –  Zorra e trashë: (asimilimi, eliminimi, lëkura)
21:00  – 23:00 –  Lukthi (limfa, ushqimi, tretja)
21:00  – 23:00 –  Shpretka, pankreasi (limfa, ushqimi, tretja)
23.00  – 01:00 –  Zemra (arteriet, qarkullimi i gjakut)

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

17 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

20 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

23 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago