<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

A i dëmton reumatizma edhe organet e tjera të trupit?

 

Artriti apo reumatizma janë sëmundje që besohet të prekin vetëm kyçet.
Megjithatë, mjekët sqarojnë se disa lloje të sëmundjes mund të ndikojnë edhe zona apo organe të tjera.

Kur ky reagim ndodh, trupi pëson një sërë goditjesh.

Organizmi vuan nga temperatura, plogështia, anemia, tharja e syve dhe e gojës.

Probleme të tjera janë : fibroza pulmonare, akumulimi i lëngjeve në mushkëri, probleme me nervat, komplikacioni në stomak dhe sëmundje të veshkave.

Lista e ndikimit sistematik të artritit dhe reumatizmës është më e gjatë se kaq.

Megjithatë, studimet thonë se jo çdo lloj artriti ka një ndkim në organizëm.

Osteoartriti është një shembull i tillë, sepse sëmundja prek vetëm kyçet.

Përse Artriti Reumatoid Ndikon Tek Organet e Tjera

Ky ndikim është në varësi jo vetëm të geneve por edhe faktorëve rrethanorë.

Rreziku që artriti dhe reumatizma të kenë një ndikim te organet e tjera rritet falë prezencës së antitrupave.

Niveli i këtyre antitrupave që sulmojnë organizmin rritet shumë nga duhanpirja por edhe faktori genetik.

Analiza e faktorit reumatoid është e nevojshme

Antitrupat që sulmojnë imunitetin gjenden në gjakun e 80 përqind të të rriturve të prekur nga artriti reumatoid.

Nëse ju vuani nga dhimjet e kyçeve, nxehtësia e tyre, mpirja por edhe lodhja, temperatura dhe rënia e beftë nga pesha, atëherë mjeku do t’ju kërkojë kryerjen e testit të faktorit reumatoid.

Është një test normal gjaku.

Ky test do të ndihmojë diagnostifikimin e saktë të sëmundjes dhe kuptimit të llojit specifik të saj.

Duke qenë se sëmundja diagnostifikohet me vështirësi në fazën paraprake të saj, analizat e gjakut janë të nevojshme.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forta

Kalciumi, qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit.

Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh.

Këta ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli.

Mos hezitoni t’i përfshini këto ushqime në gatimet tuaja të përditshme, duke shtuar hudhrën dhe vajin e ullirit.

Lëngu i hithrës është efikas. Po ashtu kura me spec djegës dhe vaj ulliri.

Bashkë me të mbajtja e një peshe të mirë trupore është e rëndësishme

admin admin

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

21 hours ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

2 days ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

5 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

5 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

5 days ago