Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës.
AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë arsyen se përse Britanikët e përgatisin çajin me qumësht.
Pse britanikët e pinë çajin me qumësht?
Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.
Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje!
Fillimisht hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.
Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhtësinë e tij.
Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.
Nëse po mendoni të provoni këtë variant të çajit, duhet të dini se fillimisht hidhet qumështi në gotë e më pas çaji. Kështu shija do të jetë me e mirë për shkak se qumështi duke arritur temperaturën e çajit, shpërndan shijen në mënyrë të barabartë.
Dhe nëse i shtoni çajit qumësht, ju do të ftohni çajin dhe mund ai të mos ketë shije aq të mirë./AgroWeb.org
Më 13 dhjetor 1939, në Oqeanin Atlantik të Jugut, pranë brigjeve të Amerikës së Jugut,…
Prenk Bib Doda (1860 – 1919) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Dhjetor 2025 “Il Piccolo…
Shumë persona që vuajnë nga diabeti raportojnë se këmbët e tyre janë shpesh të…
RAFAEL FLOQI/ Fillimi i shekullit të njëzetë shënoi shkatërrimin e perandorive, përmbysjen e kufijve dhe lindjen…
Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës,…
Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet…