<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Veshjet e Dukagjinit, Pukës e Mirditës, pasuri e çmuar etnografike

 

Kostumet folklorike janë një prej faktorëve që na dallojnë ne si komb, nga vendet fqinje.

Shumë prej tyre datojnë që nga periudha ilire dhe natyrshëm kanë ardhur duke u përshtatur me kohën e rrethanat në të cilat janë përdorur, e megjithatë në to ruhen ende motivet themelore që mund të shpjegohen me besimet parahistorike.

Në veshjet e veriut gjenden trekëndësha, rombe, qarqe e kryqe të njohura si simbole të shëndetit e pjellorisë.

DRTK Shkodër ka prezantuar së fundmi disa veshje të zonës së Dukagjinit, Pukës e Mirditës që janë pjesë e koleksionit privat të Gjon Dukgilaj, duke shpalosur një pasuri të çmuar etnografike.

Një prej elementeve të koleksionit është përparësja e madhe (paraniku) në formë trapeze, me thakë e krahinës së Pukës, e cila lidh zonën e Dukagjinit me zonën e përtej Drinit duke ndërlidhur elementë të përbashkët mes përparëses së Pukës me atë të Dukagjinit.

Në foton e parë shohim pjesë nga paraniku gjithnjë i qëndisur me motive tepër interesante të përdorura para vdekjes së Skënderbeut dhe Lek Dukagjinit, të njëjtat ngjyra të pranishme edhe tek ajo e zonës së Dukagjinit.

Më pas xhubleta bëhet e zezë, dhe dijebërja e saj u trashëgua në zonën e Mirditës dhe Dukagjinit që mbajnë zinë e Skënderbeut dhe Lek Dukagjinit.

Një tjetër element i ruajtur është xhupi i grave dhe i vajzave Mirditore – (xhybja mirditore).

Xhupi është si zhgun pa mëngë dhe i gjatë deri poshtë gjunjëve, zbukuruar me gajtane të zinj e me figura simbolike të kuqe, vishnje dhe kafe a të zeza.

Ndërsa brezi në ngjyrë të bardhë; tregon se vajza e shtepisë ishte e fejuar dhe vinte nga një familje e madhe dhe e pasur.

Përparësja (paraniku) e krahinës së Dukagjinit me thakë ngjyrë vjollcë që mbahej në ceremonitë martesore dhe mortore, tregon ngjyrat që xhubleta kishte dikur, qëndisur me motive tepër interesante që të kujtojnë simbolikën e nënës Tokë.

/ATSH

admin admin

Recent Posts

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

13 minutes ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

24 minutes ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

1 hour ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

1 hour ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

4 hours ago

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

    Edhe pse uji i ftohtë mund të japë një ndjesi freskie dhe të…

4 hours ago