<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush ishin latinët e Kosovës mesjetare?!

Jahja Drancolli
Latinët gjatë gjithë mesjetës në Kosovë paraqitën si kategori fetare, socio-ekonomike dhe etnike. Burimet mesjetare kanë lënë fushë të gjërë për kuptimin e perceptimit të nocionit Latin/Latinët. Dëshmia më e vjetër e emrit/kategorisë fetare dhe etnike të nocionit latin/latinët në kontekst të historisë së Kosovës gjatë mesjetës, paraqitet në Kartën e Shën Gjergjit në Shkup. Një përmbajtje pothuajse identike, po nga kjo kohë, e ndeshim edhe në Kartën e Zojës Prene në Prizren, ku zihet ngojë etnonimi etnonimi Latini dhe etnonimi Greku, që në rastin konkret përveç kuptimit etnik kanë dhe kuptim fetar.
Në anë tjetë, po në Prizren dhe rrethe, sipas Kartës së Shenjtorëve Mëhill dhe Gabriel, nocioni latin/latinët do të paraqitet si kategori socio-ekonomike, si dhe kategori fetare. Këtej, arbërit e rretheve të Prizrenit i ndeshim si bujqë, blegtorë, derisa murgu i tyre ishte latin, respektivisht katolik. Tregtarët latinë i ndeshim gjithandej qendrave të ndryshsme të Kosovës, por edhe më gjërësishtë. Latinët e Kosovës i ndeshim edhe në disa nene të Kodit të Dushanit (118-121, 153, 159-160); në mënyrë më domethënëse në nenin 160.
Në dokumente zyrtare të burimit Perëndimor (të Papatit, Raguzës, Venedikut, Hungarisë, Kotorrit, e ndonjë vendburimi tjetër), nocionin latin/latinët e ndeshim në radhë të parë si kategori fetare, më pastaj edhe si kategori tregtare, dhe madje janë përdorur në mënyrë të alternuar nocionet latin dhe arbër; latin dhe raguzan; latin dhe venedikas; latin dhe kotorras, etj., që në raste konkrete kishin kuptim fetar dhe socio-ekonomik. Në këtë kontekst duhet përmendur dhe kuvendet kishtare në Pejë (1375, 1385), të kryesuara nga princërit Balshaj.
Atëbotë, në qytetin e përmendur ekzistonte famullia romano-latine, e cila përmes dokumenteve zyrtare që dalin nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, dëshmohet së paku nga viti 1388. Po nga këto burime mund të themi se, nocioni latin/latinët ishte në përdorimin e përditshëm, edhe si katogori e veçantë fetare, por edhe si kategori e veçantë socio-ekonomike, që është dalluar sidomos nga pjesëtarët e religjionit ortodoks (bizantinët, arbërit [ortodoks bizantin] dhe serbët). Në këtë kuadër, nocioni latin/latinët ngjeshur është përdorur edhe në oborrin papnor në kuptimin fetar, respektivisht në kuptimin e katolikëve dhe pjesëtarëve të klerit katolik në zona të kontaktit më bizantinët, arbërit dhe serbët.
admin admin

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

8 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

9 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

10 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

10 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

10 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

11 hours ago