Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Ky tekst është gjetur tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.
Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.
Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479.
Ja çfarë shkruhej në letër:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.
Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…
Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…
Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…
Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…
Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…
Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të…