<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Ideja për ndërtimin e një linje të tramvajit Bresje – Prishtinë, 1907

Nga: Jusuf Osmani
Pa dyshim se një prej rugëve më të ngarkuara të trafikut në Prishtinë është ajo që e lidhë me Fushë Kosovën. Mirëpo, që të ketë një qarkullim më të lehtë të udhëtarëve ndërmjet fshatit Bresje me Prishtinën ishte paraparë që në vitin 1907 të ndërtohet linja e tramvajit me avull.
Siç është e njohur vija hekurudhore Shkup – Mitrovicë u ndërtua në vitin 1873/74. Ishte vazhdimësi i vijës hekurudhore Selanik – Shkup. Si stacion (siç e quanin Tasjan), për Prishtinën ishte Glloboderi (Obiliqi i sotëm).
Në një dokument arkivor, shkresë, datë 16 shtator 1907, që ruhet në Arkivin Osman në Stamboll, signatura Osmanli Arsivi, I. KV. 175/17409 e dërguar në Valilikun e Kosovës, thuhet për nevojën e bartjes së stacionit të Prishtinës, që është në hekurudhën Shkup – Mitrovicë, nga Glloboderi në fshatin Berlise (Bresje), i cili do të ndihmojë zhvillimin e kasabasë dhe për dhënie leje që të futet në funksion të një tramvaji me avull që do të lidhte Bresjen me Prishtinën.
Dy vite më vonë, me shkresën datë 21 qershor 1909, po ashtu që ruhet në Arkivin Osman në Stamboll, me signaturën TFR.I..A… 40/3938, shkruan për kryerjen e procedurave të nevojshme për bartjen e stacionit të trenit të Prishtinës nga Gllobodri në Berise dhe ndërtimi i një rruge në mes këtyre dy vendeve. (Këto dy dokumente ruhen në Arkivin e Prishtinës).
Duhet përmendur se vendbanimi, sot qendra komunale Fushë Kosova është themeluar si koloni sllave në vitin 1921, me emrin “Kosova e Re”, në pronat e banorëve shqiptarë të fshatrave përrreth. Në te u vendosën 154 familje sllave të sjellura nga viset e ndryshme të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, ku iu është dhënë tokë falas dhe iu janë ndërtuar shtëpitë.
( Ilustrimet: 1. Dokumenti datë 16 shtaror 1907; 2. Dokumenti datë 21 qershor 1909 dhe foto e ndërtimit të shëpive në fshatin Kosova e Re, në vitin 1925, marrë nga revista “Nova Evropa”, Zagreb, 1928).
admin admin

Recent Posts

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

4 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

4 hours ago

Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët

    Zbulimi se një fëmijë është viktimë e bullizimit nga bashkëmoshatarët është shqetësues për…

4 hours ago

Pse alergjitë përkeqësohen në vjeshtë dhe çfarë duhet të bëni?

    Megjithëse vjeshta sjell shumë pamje piktoreske, për njerëzit e prirur ndaj alergjive kjo…

4 hours ago

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

20 hours ago