WhatsApp ka shtuar një opsion të ri për bisedat në grup me anë të të cilit mund të ndani më të rejat tuaja me anëtarët e tjerë pa qenë nevoja që t’iu telefononi.
“Voice Chat” dërgon një njoftim në celularin e anëtarëve të grupit, por ndryshe nga “Group Call” nuk ka një melodi shoqëruese.
Me anë të tij, ju mund të flisni për çfarëdo dëshironi t’iu tregoni miqve tuaj dhe njëkohësisht të vazhdoni të dërgoni mesazhe për ata që s’munden ta dëgjojnë.
Nëse dëshironi që ta mbyllni, mjafton të klikoni shenjën “X”.“Voice Chat” do të mbyllet automatikisht nëse të gjithë kanë dalë nga biseda ose nëse askush nuk i bashkangjitet personit të parë apo të fundit në afatin kohor prej 60 minutash.
Opsioni i ri do të jetë i përdorshëm në javët në vijim për grupet e mëdha që kanë 33 anëtarë ose më shumë. njësoj si bisedat e tjera, edhe këto do të jenë të mbrojtura me nivelet e posaçme të sigurisë
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…
Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…
Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…
Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…