<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Iluzion optik: Sa ngjyra shihni në foto? Disa dallojnë 20, të tjerët vetëm 3

Në komentet e tyre, meshkujt në përgjithësi përmendnin më pak ngjyra sesa femrat.

Kur përdoruesi @jscarto në X, domethënë ish-Twitter, shpërndau një foto me disa nuanca të vjollcës dhe pyeti të tjerët se sa ngjyra shihnin në të, ai sigurisht nuk e kishte menduar se do të fillonte një ortek prej disa dhjetëra mijërash komenteve.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Iluzioni i Bandave Mach”, i quajtur sipas fizikanit i cili vuri re se truri ngatërron kontrastin e theksuar në pikën e kalimit të një ngjyre në një nuancë tjetër, kështu që në shkallën e ngjyrave disa njerëz shohin 20 prej tyre dhe të tjerët vetëm tre. Përveç kësaj, retina e syrit ‘regjistron’ imazhin ndryshe për të gjithë dhe numri i ngjyrave që shohim ndikohet ndjeshëm nga faktorë të jashtëm si p.sh. thyerja e dritës në ekranin e pajisjes që përdorim.

“Unë shoh 11 prej tyre”, tha një përdorues tjetër dhe shtoi se “suksesi” në zgjidhjen e kësaj detyre varet edhe nga shikimi ynë, kështu që të moshuarit ndoshta do të shohin më pak ngjyra pavarësisht grafikës së monitorit. Ai u ndoq nga një 76-vjeçar i cili komentoi se “pavarësisht moshës së tij, ai sheh 13 ngjyra“, ndërsa disa njerëz shumë më të rinj shohin tre ose katër, dhe burrat në komentet e tyre në përgjithësi deklaruan një numër më të vogël ngjyrash sesa femrat.

Është vërtetuar se meshkujt janë më pak në gjendje të shohin dallimet në nuancat e ngjyrave, komentoi një përdorues dhe shtoi se “ata më shpesh vuajnë nga daltonizmi (çrregullimi i njohjes së ngjyrave), por kjo është arsyeja pse ata janë më të mirë në vërejtjen e detajeve në imazhet në lëvizje“.

Numri i ngjyrave që shihni varet kryesisht nga ekrani i pajisjes nga e cila po shikoni imazhin; nëse bëhet fjalë për smartfon, laptop apo kompjuter, kjo varet më së shumti nga drita dhe ‘gjendja shpirtërore’ e ekranit, si dhe nga ndriçimi në dhomë

InForCulture

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

1 day ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

1 day ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

1 day ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

1 day ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

1 day ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago