<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Cili është fruti më i mirë që duhet të konsumoni nëse jeni diabetik

Sipas dietologëve, pacientët me diabet duhet të konsumojnë boronicat në vend të frutave të tjera. Një ekspert dietash i specializuar për kujdesin ndaj diabetit ka thënë se kokrrat blu janë të preferueshme, sepse ato mbartin rrezikun më të ulët për rritjen e sheqerit.

Rreth 30 milionë amerikanë kanë diabet të tipit 2, ku trupi nuk arrin të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormonit insulinë, i cili ndihmon në shndërrimin e sheqernave në ushqim në energji.

Sëmundja bën që glukoza të grumbullohet në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar rritje të sheqerit në gjak dhe me kalimin e kohës kjo sjell një sërë komplikimesh serioze si plagë të infektuara dhe probleme kardiake.

Jocelyne Loran, një dietologe për diabetin në Qendrën Mjekësore Rajonale të Universitetit të Maryland Charles, zbuloi pse ajo rekomandon një filxhan boronica për pacientët e saj me diabet ose që janë në rrezik nga kjo sëmundje. Së pari, ata mund ta shmangin rritjen e sheqerit në gjak për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave, të cilat ngadalësojnë çlirimin e sheqernave të frutave në qarkullimin e gjakut, tha ajo për Eating Well.

Një filxhan me boronica përmban rreth 3.6 gram fibra, krahasuar me një banane, e cila përmban 3.1 gram. Një mollë përmban pak më shumë fibra, por boronicat kanë 4 gramë më pak sheqer frutash. Për më tepër, rreziku i shtimit në peshë është shumë i ulët me porcione më të mëdha, ndryshe nga disa fruta të tjera, për shkak të numrit shumë të ulët të kalorive. Një filxhan përmban vetëm 84 kalori, ndërsa një filxhan banane ka afërsisht 105.

Studimet novatore kanë zbuluar se ngrënia e një diete me shumë pak kalori, që shkakton  rënie të konsiderueshme në peshë, në fakt mund ta zbythë sëmundjen. Boronicat kanë edhe lëndë ushqyese që ndihmojnë disa aspekte të shëndetit. Këto përfshijnë fibra, vitamina C dhe K dhe mangan. Mangani ndihmon trupin të formojë indin lidhës dhe kockat dhe ndihmon në koagulimin e gjakut.

Një përmbledhje e vitit 2023 në revistën Food Production, Processing and Nutrition sugjeroi se polifenolet e përbërjes bimore te boronicat mund të përmirësojnë sheqerin në gjak, dhe ul rrezikun e diabetit.

Zonja Loran sugjeron që boronicat e freskëta, të ngrira ose të konservuara janë të gjitha njëlloj nga aspekti ushqyes. Megjithatë, varietetet e konservuara kanë më shumë gjasa të kenë shurup, i cili përmban sheqer të shtuar

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është tagatoza?/Sheqer me pak kalori dhe pa rritje të insulinës!

    Zëvendësuesit artificialë të sheqerit u krijuan për ta bërë ushqimin dhe pijet e…

13 hours ago

E quajnë “mbetje kripe”, por ky mineral jetik mund të bëjë mrekulli për trupin?

  Edhe pse shpesh nënvlerësohet dhe konsiderohet thjesht si një përbërës dytësor, magnezi është në…

14 hours ago

Trajtimi me 2 përbërës për reuamtizmën: Përbërjen lejeni të qëndrojë në një…

    Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente.…

15 hours ago

Pse kanceri primar i zemrës është kaq i rrallë?

Tumoret që nisin brenda zemrës janë shumë të rralla. Tumoret primare të zemrës janë jashtëzakonisht…

15 hours ago

Çfarë tha Gjergj Fishta për Hasan Rizah Pashën?!

Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga…

15 hours ago