Më i madhi në llojin e tij prej 17.6 karat, pritet të shitet në vlerën 50 milion Dollarë
Diamanti më i madh blu, xhevairi me i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, mund të shitet në vlerën e deri 50 milionë Dollarëve në shitjen e bizhuterive të rralla të Christie në Gjenevë më 7 Nëntor. I njohur si “Bleu Royal”, ky diamant blu i vendosur në një unazë , është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.
“Ajo që e bën Bleu Royal kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij,” shpresojmë se do të mundë diamantin blu 14.6 karatësh të njohur si “Oppenheimer Blue”, që Christie’s e shiti në 2016 për 57 milionë Dollarë”.
Në ankand do të prezantohet gjithashtu një orë dore Rolex e mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apocalypse Noë”, në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve dhe pritet të vlerësohet në shumë e 1 deri ne 2 milionë Dollarëve.
E teksa në një ankand tjetër online që do të zhvillohet nga 3 deri në 16 Nëntor, Christie’s do të ofrojë një gjerdan me perla të veshur nga ikona e filmit dhe modës Audrey Hepburn në skenën e fundit të filmit “Roman Holiday” nga viti 1953. Gjerdani u krijua nga argjendaria e njohur italiane Furst.
Klan News
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…