<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja magjia e kombinimit të domates me avokado

Nëse jeni adhurues i ushqimit meksikan, me siguri ju pëlqen guacamole. Duket se ka një arsye shkencore që ne e duam kombinimin e domates dhe avokados.

Kombinimi i ushqimeve specifike së bashku, në një koncept të njohur si sinergjia e ushqimit, ju ndihmon të maksimizoni përfitimet e tyre ushqyese dhe shëndetësore.

Fakti i çështjes është se shumë lëndë ushqyese konkurrojnë për të njëjtët receptorë në traktin gastrointestinal për përthithjen e lëndëve ushqyese. Prandaj, kur kombinohen, ato përthithen më mirë. Kombinimi i ushqimeve të duhura së bashku mund të rrisë aftësinë e trupit për të absorbuar fibrat, antioksidantët, vitaminat dhe mineralet e tyre. Jo se konsumimi i tyre më vete nuk ka ndonjë përfitim, por nëse mund të merrni shumë më tepër përfitime, pse jo?

Një nga këto super-kombinime është domate dhe avokado. Domatet janë të pasura me likopen, një antioksidant i njohur si karotenoid, i cili i jep domateve ngjyrën e kuqe, portokalli ose të verdhë. Kombinimi i saj me një yndyrë të shëndetshme si avokado e bën më të lehtë për trupin që të përthithë likopenin, pasi yndyrat i bëjnë karotenoidet më të disponueshme.

Përfitimet e rritjes së përthithjes së likopenit janë të shumta:

Likopeni ndihmon në parandalimin e kancerit.

Ai redukton inflamacionin.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën, siç është katarakti.

Gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të enëve të gjakut.

E bën lëkurën tuaj të duket më e lëmuar.

Përfitime të ngjashme mund të merrni kur domatet kombinohen me vaj ulliri, një tjetër yndyrë e shëndetshme.

Studimet e reja kanë zbuluar se kombinimi i domateve dhe brokolit parandalon kancerin e prostatës. Domatet dhe brokoli të dyja ulin rritjen e tumoreve, por duhet bërë më shumë kërkime për të kuptuar pse kombinimi i të dyjave është më i mirë.

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të kombinuar domaten dhe avokadon, këtu janë disa ide:

Guacamole

Sanduiç/ me avokado dhe domate

Sallatë me domate, avokado dhe fasule

Tost me salcë avokadoje dhe domate

InForCulture

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

16 minutes ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

2 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

6 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago