Ndoshta nuk e keni ditur, por uthulla e mollës përmban acide që ndihmojnë në absorbimin më të lehtë të mineraleve dhe vitaminave nga ushqimi. Kuptoni edhe disa mënyra si ndihmon uthulla e mollës.
PËRMES ÇAJIT TË UTHULLËS ZBUTEN INFEKSIONET E FYTIT
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një gotë uthull molle. Sipas dëshirës mund të shtoni ëmbëltues.
“PËRZINI” MJEKUN ME NJË GOTË UTHULL TË MOLLËS
Për çdo ditë pini dy lugë uthull molle. Nëse shijen e ka të fortë, shtoni pak ujë ose ndonjë lëng. Kjo ndihmon te kolesteroli i lartë, përmirëson punën e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut, rregullon sheqerin në gjak.
KUNDËR AKNEVE
Bëjeni një test në një pjesë të vogël të lëkurës, për t’u bindur se nuk keni lëkurë të ndjeshme. Pasi që keni hedhur pak uthull në qafë, e lini për 15 minuta. Nëse nuk ka reaksion, mund ta vendosni edhe në fytyrë. Nevojitet ta përzieni me ujë, në masën 1:3. Dy deri tre herë në ditë përdoreni këtë teknikë, derisa aknet të zhduken.
NDALONI NGËRÇET NË KËMBË
Para se të shkoni në shtrat, përzieni një lugë uthull molle me mjaltë dhe ngadalë e pini. Ngërçet më nuk ju shqetësojnë
DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…
Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…