<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

A do të kemi zyra pas 10 vitesh? AI po i kthen robotët në sfidë për njerëzit

Po e nisim nga një deklaratë e ish-Presidentit amerikan Barack Obama: “Xhindi është lëshuar”. Kështu iu referua ai Inteligjencës Artificiale. Sigurisht, me kaq shumë pajisje teknologjike që kryejnë thuajse çdo gjë dhe madje përtej kapaciteteve njerëzore, ekziston frika për një ndryshim të madh në ambientin e punës.

Në raportin e saj të punës për vitin 2023, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thekson marrjen e masave urgjente për të mos lënë AI të ndikojë në tregun e punës. Bazuar në studimet e bëra deri më tani, rezulton se Inteligjenca Artificiale mund t’i shtojë triliona dollarë ekonomisë globale, sidomos në këto fusha: mbështetje për klientët, marketing apo krijimi i softuerëve.

Mbresëlënëse, por njëkohësisht e frikshme! Thuhet se deri në vitin 2030, me këtë ritëm, thuajse 30% e orëve të punës në Shtetet e Bashkuara do të kryhen nga robotët. Banka, teknologjia e lartë, shkencat humane, tregtia me pakicë, pothuajse çdo industri do të ndryshojë.

Fuqia punëtore do të transformohet duke marrë parasysh këtë përparim teknologjik!

Këto zhvillime vijnë në një mjedis tashmë të ndryshëm, pas pandemisë së koronavirusit. Nivelet e papunësisë mbeten të larta në shumë shtete dhe ekziston problemi me pagat. Për më tepër, puna nga shtëpia po kthehet në një normalitet. Ky stil i ri jetese do rrisë nevojën për punëtorë, por edhe për kualifikim. E kur bëhet fjalë për këtë të fundit, robotët favorizohen më shumë.

Gjithashtu, kriza klimatike do të krijojë nevoja në sektorin e infrastrukturës dhe ndërtimit, ku tashmë ka një mungesë të konsiderueshme të burimeve njerëzore.

Sipas Institutit të njohur të kërkimeve “McKinsey”, 1 në 16 punëtorë do i duhet të ndryshojë profesionin deri në 2030-ën si pasojë e Inteligjencës Artificiale. Po të bëhet një përllogaritje, i bie që thuajse 100 mln njerëz vetëm në Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Japoni, Spanjë, Shtetet e Bashkuara dhe Britani do të jenë në kushte të tilla.

Ky revolucion teknologjik mos ndoshta do të zhdukë aftësitë e talentet njerëzore? E ardhmja në punë mbetet ende e paqartë. A do punojmë dhe për shumë gjatë në zyra? Këto e shumë pyetje të tjera po ngrihen shpesh së fundmi, jo vetëm nga ekspertët e fushës, por edhe njerëzit e thjeshtë të cilët ‘druhen’ se në pak vite, do zbehet kjo jetë që po bëjmë./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

KUJDES! Njerëzit që e konsumojnë shumë shpesh këtë ushqim mund të RREZIKOJNË të preken nga …

Për dikë që e adhuron djathin, lajmet për një studim që e lidh konsumimin e…

22 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

  Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë…

3 days ago

Rikthehet i nxehti ekstrem. 10 këshilla si të mbroheni!

  Arrin në Itali i nxehti i vërtetë, ai që të rëndon frymëmarrjen dhe të…

3 days ago

OBSH paralajmëron: Këto gabime të zakonshme me ushqimin po ju sëmurin!

  Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se siguria ushqimore duhet të jetë gjithmonë një prioritet,…

3 days ago

Nga Uruguai 1930 te ditët e sotme: Rrugëtimi i kupës së botës

Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…

4 days ago

“Ai nuk ishte hero”: Si u fshinë origjinat e errëta dhe të dhunshme mesjetare të Robin Hudit

Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…

4 days ago