Kompania META ka plane të ndalojë mbështetjen e WhatsApp-it për versionet e vjetra të sistemit operativ Android.
Kjo do të thotë që aplikacioni popullor i mesazheve do të ndalojë së punuari në disa modele Galaxy më vonë këtë muaj.
Kjo është diçka që WhatsApp bën periodikisht ndërsa përditëson veçoritë dhe sistemin e ndërfaqes.
“Për të zgjedhur se çfarë të mos mbështesim, çdo vit ne, si kompanitë e tjera të teknologjisë, shikojmë se cilat pajisje dhe programe kompjuterike janë më të vjetrat dhe kanë numrin më të vogël të njerëzve që ende i përdorin ato”, shpjegoi WhatsApp.
“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp”, shtoi kompania.
Konkretisht, WhatsApp do të ndalojë mbështetjen për Android 5.0 dhe versionet më të vjetra duke filluar nga 24 tetori.
Është e rëndësishme të theksohet se ky ndryshim do të prekë çdo pajisje Android që ende përdor versionin 5.0 Lollipop ose më të vjetër, dhe jo vetëm telefonat Samsung.
Disa modele të njohura përfshijnë Galaxy S4 dhe Galaxy Note 3.
Ndërkohë, modele si Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 janë të sigurta, tani për tani.
Aktualisht, WhatsApp ofron mbështetje për Android me OS 4.1 dhe më të reja, iPhone me iOS 12 e më të reja, dhe KaiOS 2.5.0 e më të reja.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…