Nuk është vetëm ajo që ju hani që rrit rrezikun për sëmundje të zemrës – studiuesit tani thonë se edhe koha kur ju ushqeheni gjithashtu mund të luajë një rol.
Gratë që kanë konsumuar darkën pas orës 6 pasdite mund të përballen me një rrezik më të madh të vrasësit kryesor në botë, sugjeroi një studim një vjeçar.
Ato që hëngrën më vonë kishin më shumë faktorë rreziku, siç janë tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI) dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak.
Ekspertët e Universitetit Columbia, të cilët studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje mund të jetë një mënyrë ‘e thjeshtë’ për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Shëndeti kardiovaskular u vlerësua duke përdorur masat Simple 7 të Shoqatës së Zemrës Amerikane.
Ato përfshijnë mos pirjen e duhanit, të qenit aktiv, të ushqyerit e shëndetshëm, pesha e shëndetshme si dhe kolesteroli i ulët, presionin e gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak.
Studimet kanë treguar vazhdimisht se njerëzit që i përmbahen më shumë masave kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…