<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Altari i konsujve Gentian dhe Basso nga Syrigana e Istogut

Haxhi MEHMETAJ

Në rreshtin e fundit të mbishkrimit janë shënuar emrat e qiftit konsullor Gentian dhe Basso, të cilët sipas listës së konsujve të Romës epin vitin e sakët të ngritjes së monumentit. Terntius Gentianus dhe Pomonius Basso kishin qenë qift konsullor gjatë vitit 211 pas Krishtit, vit ky që njëherazi shënon ngritjen e altarit. Gentiani do të ketë qenë më origjinë ilire dhe kognomeni i tij është nxjerrë nga diminutivi i emrit vetjak ilir, Genthius, Gentius. Zbulimi i altarit është i rëndësishëm për faktin që dëshmon ekzistimin e një stacioni beneficiar konsullor në Syriganë, pranë rrugës vicinale antike që lidhte Mitrovicën më Pejën, sikurse edhe ekzistimin e një qendre bukur të madhe të antikitetit, me jetëgjatësi nga fillimi i shek. III – VI mbas Krishtit, brenda të cilit gjendej edhe kisha e antikiteti të vonë, të cilën e dëshmon toponimi.
Në perëndim të fshatit Syriganë ( Suhogerllë) të Komunës së Istogut në një kodër të vogël ndodhet toponimi Arat e Kishës. Gjatë punimeve bujqësore janë zbuluar gjurmë themelesh të objekteve të arkitekturës, fragmente të kolonadave luksoze të mermerit dhe fragmente të qeramikës ndërtimore. tNë mesin e gjetjeve veçohet një fragment interesant i një altari votiv nga mermeri i bardhë cilësor, i cili do të jetës sjellë si material ndërtimor në përdorim dytësor. Nga altari votiv ruhet baza e profilizuar, një pjesë e trupit dhe vetëm dy rreshta të një mbishkrimi të shkruar në alfabetin dhe gjuhen latine. Përmasat e bazës janë 40 x40 x 25cm, përmasat e trupit 19 x 35 x 35cm. Mbishkrimi është ky :
…/IIII FL VSLM / GENTIAN ET BASSO COS.
Lexohet: …quarte Fl(avie) v (otum) l (ibens) m (erito), Gentian (o) et Basso co 👎 s (ulibus).
Shkronjat e mbishkrimit janë të larta 4cm dhe të realizuara më mjaftë mjeshtri. Lidhëza et dhe shkurtesa cos në rreshtin e dytë janë shkruar në ligatura. Altari në shenjë betimi të dhënë i është përkushtuar ndonjë hyjnie të rangut të lartë, emri i të cilit nuk ruhet, sipas të gjitha gjasave nga ndonjë ushtar i legjionit të IV Flavia. Në rreshtin e fundit të mbishkrimit janë shënuar emrat e qiftit konsullor Gentian dhe Basso, të cilët sipas listës së konsujve të Romës epin vitin e sakët të ngritjes së monumentit. Terntius Gentianus dhe Pomonius Basso kishin qenë qift konsullor gjatë vitit 211 pas Krishtit, vit ky që njëherazi shënon ngritjen e altarit. Gentiani do të ketë qenë më origjinë ilire dhe kognomeni i tij është nxjerrë nga diminutivi i emrit vetjak ilir, Genthius, Gentius.
Zbulimi i altarit është i rëndësishëm për faktin që dëshmon ekzistimin e një stacioni beneficiar konsullor në Syriganë, pranë rrugës vicinale antike që lidhte Mitrovicën më Pejën, sikurse edhe ekzistimin e një qendre bukur të madhe të antikitetit, me jetëgjatësi nga fillimi i shek. III – VI mbas Krishtit, brenda të cilit gjendej edhe kisha e antikiteti të vonë, të cilën e dëshmon toponimi. (Nga libri : H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Istogut, Prishtinë 2016).
Altari i Konsujve nga Syrigana (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /Trungu & InforCulture

InForCulture

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

3 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

3 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

3 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

4 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago