<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Mënyrat se si e largojnë stresin banorët e zonave që njihen për jetëgjatësi

Janë pesë rajone nëpër botë – që njihen si “Zonë e Kaltër” – ku banorët jetojnë zakonisht deri 100 vjet.

Ekspertët që kanë studiuar popullatën në këto zona, mendojnë se jetëgjatësia e tyre është e lidhur me stilin e jetës dhe rutinën ditore.

Njerëzit që jetojnë në Ikaria (Greqi), Loma Kinda (Kaliforni), Nicoya (Kosta Rika), Okinawa (Japoni) dhe Sardenja (Itali), duket se janë duke bërë gjërat si duhet, raporton “The Sun”.

Mësohet se shtyllë e jetës së këtyre komuniteteve është gjetja e mënyrave për të pasur më pak stres.

Edhe banorët që jetojnë në këto zona kanë stres, si gjithë banorët nëpër botë.

Por, sipas autorit Dan Buettner – që ka studiuar këta njëqindvjeçarë së bashku me një ekip demografësh në përpjekje për ta zbuluar “strategjinë e jetëgjatësisë” – tregon se banorët e këtyre pesë rajoneve kanë mënyra unike për ta hequr qafe stresin e përditshëm.

“Stresi është një nga arsyet kryesore të inflamacionit kronik. Po ashtu ka lidhje direkte me shumicën e gjendjeve shëndetësore që ndërlidhen me moshën, nga demenca deri te Alzheimeri”, ka shkruar Dan.

Por, derisa shumë vendosin të bëjnë ushtrime për t’u qetësuar, Dan ka thënë se qytetarët e “Zonës së Kaltër” kanë qasje më të butë për t’i adresuar çështjet e shëndetit mental.

Ai ka treguar katër mënyra që banorët e këtyre zonave aplikojnë për ta larguar stresin.

Gjumi gjatë ditës

Mund të mendoni se një gjumë në mesditë është vetëm për fëmijët. Por, banorët e të gjitha moshave në Ikaria të Greqisë, e marrin këtë shumë seriozisht.

Sipas autorit Dan Buettner, “gjithë fshati duket si i vdekur gjatë kohës së gjumit të mesditës”.

Ai sugjeron ta shtoni gjumin gjatë mesditë në përditshmërinë tuaj, por nëse orari i punës nuk ju lejon, atëherë së paku ta aplikoni në fundjavë.

Dan ka cituar një studim zviceran, që thotë se nëse flini rregullisht gjatë mesditës, atëherë ulet rreziku nga sëmundjet e zemrës.

Pos që të ndihmon me zemër, gjumi gjatë ditës mund t’ju ndihmojë edhe t’i balanconi hormonet e stresit, thotë Dan.

Po ashtu një studim thotë se gjumi gjatë ditës mund ta ulë rrezikun nga demenca.

Aplikoni “orë relaksi”

Mund të jeni të njoftuar për “orën e relaksit”, si metodë për ta larguar stresin.

Por, për të pasur rezultatin më të mirë në aspektin e shëndetit mental, atëherë bëjeni sipas mënyrës së banorëve të Sardenjas dhe pini vetëm një apo dy gota verë.

Sipas autorit Dan, këto “orë relaksuese” janë të përditshme për banorët e Sardenjas.

Zgjedhja e tyre e verës? “Cannonau”, një lloj vere e kuqe lokale.

Lutjet

Në Loma Linda të Kalifornisë lutjen e shohin si mënyrën më të mirë për largimin e stresit.

Shpesh ata shkojnë në kishë çdo të shtune për ta larguar stresin që kanë mbledhur gjatë javës.

Marrja pjesë në rituale të tilla – pavarësisht nëse jeni fetar apo jo – mund t’ju shërbejë edhe si mundësi për t’u socializuar apo të jeni të rrethuar me njerëz tjerë ndërsa relaksoheni.

Në vend të lutjeve, mund të vendosni edhe për meditim apo thjeshtë të merrni një kohë gjatë ditës për të reflektuar për ditën që keni kaluar.

Nderoni paraardhësit

Banorët në Okinawas së Japonisë, nderojnë paraardhësit çdo ditë.

Shumë banorë mbajnë lidhjet e ngushta me paraardhësit dhe shfrytëzojnë kohën gjatë ditës për t’u dhënë nderime.

Sipas studiuesit Craig Wilcox, ky veprim redukton stresin për Okinawasit, por po ashtu i bën ata të ndihen sikur po “i dorëzojnë brengat” te një fuqi më e lartë dhe se paraardhësit e tyre po i shohin nga lartë.

Në vend se të mendoni për familjarët tashmë të ndjerë, mund të zgjidhni edhe të fokusoheni te ata që janë ende rreth jush dhe të telefononi gjyshërit, siç bëjnë banorët në Sardenja./koha.net

InForCulture

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

4 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

4 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

10 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

11 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago