<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Si ta kuptoni nëse dikush po iu përgjon telefonin?

Hakerët janë gjithmonë një hap përpara pothuajse çdo gjëje dhe mund të zbulojnë gjithçka për jetën tuaj shumë lehtë, dhe ja disa shenja që do t’ju tregojnë nëse dikush po ju përgjon.

Një numër i madh përdoruesish i kushtojnë shumë vëmendje nëse dikush po i përgjon, gjurmon dhe spiunon gjatë përdorimit të telefonave dhe pajisjeve të tjera.

Me avancimin e teknologjisë kanë avancuar edhe teknikat e përdorura nga hakerat për përgjimin dhe monitorimin e pajisjeve, gjë që tashmë është bërë shumë e lehtë. Kjo është veçanërisht e dukshme në të ashtuquajturat pajisje inteligjente.

Readers Digest zbulon disa nga shenjat më të zakonshme se dikush po ju përgjon.

Rivendosja e pajisjes – nëse telefoni fillon të rivendoset vetë, është e mundur që ai të ketë “kapur” disa malware që bien ndesh me aplikacionet e tjera dhe mund të jenë një përpjekje hakerimi.

Ngadalësim drastik – nëse telefoni papritmas është shumë më i ngadalshëm dhe kapaciteti i baterisë po zvogëlohet me shpejtësi, është e mundur që dikush të ketë “hakuar” sistemin.

Zhurmat e çuditshme – Nëse dëgjoni tinguj statikë, klikim ose gumëzhimë, kjo mund të tregojë se dikush është në kontakt me pajisjen tuaj. Ekspertët thonë se kjo ndodh rrallë, por gjithsesi duhet t’i kushtoni vëmendje cilësisë së zërit.

Fikja e pajisjes për një kohë të gjatë – Nëse vëreni se telefoni juaj po fiket për shumë më gjatë se më parë, mund të nënkuptojë se ai po dërgon të dhëna te faktorët e jashtëm përpara se të fiket, gjë që ngadalëson mbylljen e tij.

Mbinxehje – Nëse pajisja mbinxehet edhe pse nuk po bëni asgjë të veçantë me të, mund të jetë një tregues se pajisja është hakuar. Programet me qëllim të keq funksionojnë vazhdimisht në sfond dhe janë të padukshëm për përdoruesin. Nga ana tjetër, mbinxehja mund të ndodhë edhe për shkak të një baterie të keqe në pajisje.

Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund të mbroni veten nëse dyshoni se jeni hakuar dhe jeni duke u përgjuar.

Së pari, rivendosni pajisjen tuaj. Një antivirus gjithashtu mund të jetë i dobishëm, por kjo nuk do të thotë se jeni plotësisht i mbrojtur.

Mbajeni GPS-in tuaj të fikur dhe ndizeni atë vetëm kur ju nevojitet. Sigurohuni që të përditësoni pajisjen tuaj në versionin më të fundit të softuerit dhe mos përdorni aplikacione të paverifikuara.

Rivendosja e pajisjes në cilësimet e fabrikës është metoda që përdorni kur asgjë tjetër nuk ju ndihmon dhe para kësaj bëni një “backup” të të dhënave që janë të rëndësishme për ju.

InForCulture

Recent Posts

Kardiologu tregon pse duhet te mbani gjithmone aspirin afer shtratit

    E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës.  …

6 hours ago

A duhet të pini kefir çdo ditë? Nutricionisti shpjegon përfitimet dhe sasinë e rekomanduar

Kur bëhet fjalë për ushqimet që u atribuohen përfitimeve të shumta shëndetësore, kefiri është ndër…

9 hours ago

E tmerrshme: Shikoni se çfarë i ndodhë trupit të njeriut pasi han mish derri

Rreziqet e ngrënies së mishit të derrit të papjekur janë zbuluar në një skanim të…

10 hours ago

Simptoma që shumë e fshehin nga turpi, por mund të jetë një sinjal për kancerin e zorrës së trashë

Një simptomë shëndetësore që shumë njerëz e shmangin nga sikleti mund të jetë një sinjal…

12 hours ago

Keni dhimbje kyçesh? Përdorni hithrën në këtë mënyrë…

    Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë. Lëngu…

12 hours ago

Per shendetin e syve keto jane 6 ushqimet me te mira, konsumojini sa me teper

    Shëndeti i mirë i syve, ashtu si ai i të gjithë trupit, përcaktohet…

12 hours ago