<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kush e themeloi KGB-në?

Kur diskutohet mbi policinë sekrete dhe kundërzbulimin e huaj, asgjë nuk mund të krahasohet me KGB-në. Ajo ishte organizata më e madhe e llojit të saj në epokën e Bashkimit Sovjetik, me më shumë se 480.000 agjentë, 200.000 ushtarë dhe miliona informatorë.

Këta agjentë ishin përgjegjës për informimin e udhëheqësve sovjetikë mbi udhëheqësit kryesorë të vendeve të tjera si dhe për kontrollin e popullsisë sovjetike. KGB do të thotë në rusisht Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti, ose Komiteti për Sigurimin e Shtetit.

Organizata ishte një zgjatim i NKGB-së, e cila funksiononte në kohën e udhëheqësitkomunist sovjetik Josif Stalin. Spiunët e NKGB arritën të depërtojnë në shumë qeveri perëndimore. Madje thuhet se sovjetikë kishin agjentët e tyre në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit në SHBA, një strukturë kërkimore që zhvilloi armën e parë bërthamore.

Organizata ishte aq e suksesshme sa që besohet se Stalini, dinte më shumë mbi atë që ndodhte me ushtritë e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, sesa vetë homologët e tij perëndimorë. Po ashtu, NKGB ishte e angazhuar brenda vendit si një “polici sekrete”, ashtu si bën Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA. 

Në vitin 1954, udhëheqësi i ri sovjetik Nikita Hrushov hodhi bazat që KGB-ja të shërbente si “shpata dhe mburoja e Partisë Komuniste’. Hrushovi u bë kryeministër i Bashkimit Sovjetik në vitin 1953 pas vdekjes së Stalinit. Në një fjalim të mbajtur në vitin 1956, ai denoncoi krimet e Stalinit.

Ndërkohë nisi të udhëheqë procesin e de-stalinizimit, një program që synonte reformimin e politikës së Bashkimit Sovjetik. Sipas këtij programi, reduktoheshin kompetencat e organizatave të inteligjencës dhe policisë sekrete, lejohej hyrja në vend e shtetasve të huaj,dhe madje lejoi edhe lirinë artistike midis vetë sovjetikëve.

Ndërsa Hrushovi po krijonte në dukje një Bashkim Sovjetik më të lirë, KGB-ja po punonte fort për të kryer operacione të inteligjencës së huaj, dhe përfundimisht u bë e njohur si më e mira në botë. KGB-ja operonte brenda dhe jashtë vendit – me agjentë që paraqiteshin nëdukje si biznesmenë apo në funksione të tjera të “padëmshme”.

Ajo arriti të depërtojë tek shërbimet sekrete perëndimore në gati çdo kryeqytet. KGB-ja tentoi një rebelim të dështuar nën udhëheqësin Mikail Gorbaçovit, që çoi në shpërbërjen e shumë funksioneve. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991, udhëheqësi i atëhershëm Boris Jelcin urdhëroi edhe shpërbërjen e KGB-së.

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

1 day ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago