Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe.
Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët…
Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me dijetarin dhe gjuhtarin e shquar arbëresh Zef Krispi, i cili në vitin 1831 botoi librin “Shqipja nëna e gjuhëve”.
Ky është studim madhor për gjuhën shqipe dhe Krispin duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albnologjisë. Prandaj libri i tij duhet të jetë si kurani dhe bibla e të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe.
Por vepra e tij me rëndësi të madhe, fatkeqësisht nuk njihet nga gjuhtarët shqiptar, ata pa baza shkencore i mohojnë arritjet e Krispit, nuk e studiojnë atë dhe nuk e pëmendin asnjë herë në referimet shkencore.
Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe.
Duke bërë krahasimet e nevojshme midis gjuhëve të mësipërme dhe thelluar në literaturën përkatëse, ai arriti të zbulojë fjalë të lashta, me të cilat ndërtoi edhe fjalorin pallazgjisht-shqip.
Me ndryshime të vogla, janë po ato fjalë si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Kështu ai arriti në përfundimin se gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha pellazge, tek Homeri.
Krispi shkruan:
“Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?”
Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014) FJALË PELLAZGE SHQIP FJALË PELLAZGE SHQIP
luftulla-peza-gjuha-pellazge-hitite-shqipe
Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014)
FJALË PELLAZGE SHQIP FJALË PELLAZGE SHQIP
Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:
Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:
ODDYSSEY Titulli i poemës
Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.
Ps.
Pjesë e shkëputur nga një shkrim më i gjatë i autorit Luftulla Peza.
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…