<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Keni sobë me dru ose oxhak në shtëpi? Kujdes, rrit rrezikun e kancerit të mushkërive

Sipas një studimi amerikan, përdorimi i sobës me dru ose oxhakut rrit me 43% rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive tek gratë, krahasuar me ato që nuk përdorin ngrohje me dru.

Studimi zbuloi se njerëzit që përdornin ngrohje me dru më shumë se 30 ditë në vit kishin 68% rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të mushkërive krahasuar me njerëzit e tjerë.

Rezultatet vijnë nga Sister Study (Studimi Motra), i cili gjurmoi për 11 vjet shëndetin e 50,000 grave amerikane që kishin motra me kancer në gji.

“Sister Study u krijua për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut gjenetik dhe mjedisor për kancerin e gjirit, por ai gjithashtu analizoi edhe faktorët e tjerë,” tha Dr. Suril Mehta nga Instituti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në SHBA.

Në mbarë botën, pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, por jo i vetmi. Përveç të ardhurave dhe faktorëve të tjerë të stilit të jetesës, duket se edhe ngrohja me dru është një faktor rreziku.

Në tetor të vitit 2006, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e klasifikoi tymin e drurit si kancerogjen për njerëzit. Një tjetër studim ndërkombëtar i vitit 2010 zbuloi rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive tek njerëzit që përdornin ngrohje me dru dhe qymyr krahasuar me ata që nuk e përdornin.

InForCulture

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

19 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

19 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

4 days ago