<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si sot, më 4 tetor 1448, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skënderbeun me Republikën e Venedikut

Jahja Drancolli

Si sot, më 4 tetor 1448, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati jehonë në historinë botërore, veçanërisht te Napoleoni, i cili kishte vuajtur rëndë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!

Është e njohur se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në konflikt me Republikën e Venedikun lidhur më çështjen se kush do ta zotëronte qytetin Dagno (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bënte përpjekje për të kthyer dhe Durrësin e Drishtin, qytete këto të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës, Arianitin, vjehrrin e tij, Dukaginet dhe disa princa të tjerë arbër, në vjeshtën e vitit 1447, bëri luftë kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, siç duket, ai u ndihmua nga Alfonsi V, mbret i Argonit dhe Napolit, i cili ishte armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin në mënyrë aktive për të shkëputur disa princa arbër nga Skënderbebeu dhe për t’i ngritur osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i inatosur ndaj Skënderbeut sa që më 4 maj 1448 kishte angzhauar dhe një person të nderuar, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

Më në fund, më 4 tetor të vitit 1448 me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit emblematik nga Kosova u lidh marrëveshja midis Venedikut dhe Skënderbeut, sipas të cilës ky i fundit u tërhoq nga pretendimet e tij mbi Dagno dhe Drisht kundrejt një pensioni vjetor prej 1400 dukatësh (një kopje e dokumentit të marrëveshjës të zbuluar në Archivio di Stato di Venezia, ruhet sot dhe në arkivin e familjes sime). Pas kësaj marrëveshje, Skënderbeu ishte në gjendje të përgatiste seriozisht për një veprim kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze në krye më Janosh Huniadin, veprim ky që do të realizohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim, Heroi ynë kishte kërkuar dhe një hua nga Republika e Raguzës.

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (20 gusht 1463, shiko në regjistrat e Senatit Sekret)!

InForCulture

Recent Posts

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

17 hours ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

17 hours ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

2 days ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

2 days ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

3 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

4 days ago