– Fjalori Akademik i Lituanishtes përmban rreth 500,000 zëra, më tepër se çdo gjuhë tjetër e sotme evropiane.
Studiuesit e sotëm, historianët, gjuhëtarët dhe të tjerët, duhet të japin përgjigje edhe për fenomenin në lidhje me gjuhët e sotme, si ka mundësi që populli Lituanez prej afërsisht 3 milionë banorëve, ka arritur ta ruaj identitenin e tij të veçantë dhe gjuhën mes popujve numerikisht shumë më të mëdhenj të Evropës.
Si ka mundësi që një popull kaq i vogël të ketë fondin më të madh të fjalëve që edhe sot i përdor, nëse nuk do të kishte prejardhje të lashtë dhe identitet etnik të formua nga lashtësia e hershme pellazge-ilire.
Përderisa Fjalori i anglishtes i Oksfordit (OED) që ka rreth 273,000 zëra së bashku me 220,000 shprehje gjuhësore; Fjalori i tretë ndërkombëtar i Webster-it që ka rreth 470,000; Fjalori i gjermanishtes (DWB), leksikoni më i madh i gjuhës gjermane, që ka rreth 330,000 zëra; ndërsa Fjalori Akademik i Lituanishtes përmban rreth 500,000 zëra.
Populli lituanez e ka krijuar edentitetin e tij kulturor, historik dhe gjuhësor në Alpet Besiane. Mjafton t’i shikoni stemat, atë të shtetit të sotëm të Lituanisë dhe të qytetit të lashtë të Besianëve (ilirë të Trakisë), qyteti i sotëm Siedlce i Polonisë, si janë kopje gati identike.
Një argument shtesë është emri i qytetit të lashtë afër kryeqytetit të sotëm Vilnius të Lituanisë, me emrin Trakai (nga Trakia), qytet në qarkun e Vilniusit, 30 km në perëndim të kryeqendrës së Vilniusit.
Për afrinë e madhe të gjuhës lituaneze me gjuhën e sotme shqipe, sikurse edhe me vllahishten fqinje të saj (rumanishten e sotme) do të bëjmë fjalë një herë tjetër.
Këto fakte mos i harroni!
(2 tetor 2022)
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…