Një virus i zbuluar në Paqësor mendohet të jetë i pari i gjetur në një pikë të thellë të oqeaneve të planetit.
Virusi i përket kategorisë së bakterofagëve që infektojnë dhe shumohen njëlloj si bakteret. Ata mendohet se janë një nga format më të përhapura të jetës së gjallë në Tokë dhe luajnë rol kyç në ekologjinë e oqeaneve duke ndihmuar në rregullimin e numrit të popullatave dhe çlirimit të lëndëve ushqyese.
Virsui në fjalë u gjet në një thellësi prej 8900 metrash në kanalin Mariana. Ky kanal është pika më e thellë e oqeanit Paqësor, thuajse 11.000 metra. Virusi, i cili nuk mund të infektojë njerëzit, u emërtua sipas analizës së gjenomës vB_HmeY_H4907.
Struktura e tij është e ngjashme me bakteret halomona që shpesh gjenden në sedimente dhe burime në formën e gejzerave në shtratin e detit.
Rëndësia e virusit qëndron te kërkimi për strategjitë e mbijetesës së viruseve në mjediset më të ashpra dhe të izoluara të planetit./tvklan.al
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…