Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mbishkrimi i perandorit Justinian, zbulimi më i rëndësishëm në arkeologjinë kosovare

Po konsiderohet zbulimi më i madh arkeologjik në Kosovë për nga pesha historike. Një mbishkrim i zbuluar në lokalitetin arkeologjik Ulpiana, tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës.

Mbishkrimi latin është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje dardane.

Kështu thonë arkeologët, sipas së cilëve mbishkrimi i zbuluar tregon rëndësinë që perandori i kishte kushtuar qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë.

Zbulimi qartëson se ishte perandori Justinian, dhe gruaja e tij Teodora, që kishin inicuar ndërtimin e qytetit të quajtur Justiniana Secunda.

E sipas mbishkrimit të zbuluar, përveç ndërtimit të qytetit, perandori Justinian dhe gruaja e tij kishin ndërtuar disa kisha, një prej të cilave bën pjesë në zbulimin e fundit të arkeologëve në Kosovë.

Zbulimi është arritur pas bashkëpunimit në mes të institucioneve franceze, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Christophe J.Goddard, përfaqësues i “Ecole Normale Superieure” nga Parisi, dhe i cili drejton laboratorin “Aoroc”, thotë se për herë të parë mund të shihet me sy përkushtimi i perandorit Justinian për Dardaninë, vendin e tij të origjinës.

“Pra, por ajo që është e re është se për herë të parë kemi një përkushtim nga ky perandor i madh dhe gjëja tjetër që dimë gjithashtu se ky perandor është se ai ishte shumë i lidhur me krahinën e tij të lindjes, sepse ai lindi këtu, familja e tij ishte nga Dardania, ky rindërtim i qytetit të Ulpianës, është fakti që ai i dha emrin e tij qytetit, Justiniana Seconda, tregon qartë se sa i lidhur ishte ai me qytetin”, thotë ai.

Sipas tij, befasi e madhe është që mbishkrimi i zbuluar është i ruajtur mirë.

Ai gjithashtu thekson se fakti që mbishkrimi është në gjuhën latine tregon lidhjen e perandorit me perëndimin.

E profesori universitar i arkeologjisë, Arben Hajdari, i cili është edhe bashkëdrejtues i projektit, tregon detaje se si kanë arritur deri të ky zbulim.

“Kemi filluar gërmimet arkeologjike të cilat kanë konfirmuar rezultatet e incizimeve gjeofizike dhe ne kemi arritur me zbulu mbetjet e një bazilike madhështore, ndër më të mëdha që është zbuluar ndonjëherë në Ballkan, ndërtuar nga perandori Justinian në shekullin e gjashtë. Gjatë këtij viti kemi vazhduar kampanjën e radhës dhe ideja ka qenë që të ndjekim planimetrinë e bazilikës dhe pastaj kemi zbuluar edhe një mbishkrim i cili ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, historike, dhe sipas meje për nga pesha historike paraqet zbulimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë ose në arkeologjinë kosovare”, thotë ai.

Ai tregon se mbishkrimi konfirmon disa të dhëna historike që kanë të bëjnë me Ulpianën dhe Dardaninë, njofton KP.

Sipas tij, kjo është e rëndësishme sepse tregon që perandori Justinian, bashkë me gruan e tij Teodorën, kishin marrë vendim për rindërtuar qytetin, të cilin e kishin quajtur Justiniana Secunda.

“Ky mbishkrim tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës, lidhjen e tij me vendin e origjinës, që ishte Dardania, dhe sidomos rëndësinë që i kishte kushtuar ai qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë. Sipas mbishkrimit, përpos ndërtimit të qytetit, perandori Justinian bashkë me gruan e tij Teodorën kishin ndërtuar disa kisha, pra një prej të cilave ne e kemi zbuluar, pra disa kisha të cilat ua kishte kushtuar Jezu Krishtit që është 25 dhjetori”, thekson ai.

Ndër të tjera, Hajdari tregon se bazilika që është zbuluar bën pjesë në kishat më të mëdha të cilat i ka ndërtuar perandori Justinian.

Zbulimi i një mbishkrim latin nga perandori Justinian i cili dëshmon lidhjen e tij me Dardaninë është bërë i ditur dy ditë më parë.

Nga institucionet e shtetit të Kosovës ky është konsideruar zbulim që formëson historinë dhe si një dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian.

InForCulture

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

14 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

16 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

21 hours ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

2 days ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

2 days ago