Kryeministri australian, Anthony Albanese, dha së fundmi disa këshilla për sigurinë kibernetike që kanë rezultuar të jenë të mira, sipas ekspertëve. Këshilla e tij kryesore është ajo e dhënë nga ekspertët e IT-së në mbarë botën, e cila është të fikni rregullisht pajisjet tuaja për periudha të shkurtra.
Fikja e telefonit dhe kompjuterit tuaj për një periudhë të shkurtër kohore ndalon të gjitha aplikacionet në funksion dhe mund të zgjidhë disa probleme të pajisjes. Nga pikëpamja e sigurisë, kjo mund të heqë disa lloje malware.
Në rast të një sulmi në të cilin një sulmues dërgon një mesazh që instalon malware, shfrytëzimi i dobësive mund të parandalohet duke rindezur telefonin. Edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA rekomandon fikjen e telefonit çdo ditë për njerëzit që mund të jenë në shënjestër, si gazetarët apo politikanët.
Sipas ekspertëve, fikja e telefonit çdo ditë për një periudhë prej të paktën 5 minutash mund të sigurojë mbylljen e aplikacioneve që kërkojnë një lidhje të vazhdueshme për të monitoruar aktivitetet dhe për të mbledhur të dhëna nga pajisja. Megjithatë, theksohet se shumë varet nga lloji i malware dhe fuqia e tij. /TAR/
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…