Në fshatin Sao Lourenco do Bairro, Portugali, banorët u përballën me një pamje vërtet të paprecedentë pasi panë rrugët të shndërroheshin në lumenj verë.
Konkretisht, 2.2 milionë litra verë përmbytën fshatin kur dy depozita të mëdha vere u thyen në një distileri. Për t’ju dhënë një ide për madhësinë e verës që gjendet në rrugë, 2.2 milionë litra mund të mbushin një pishinë me përmasa olimpike. Pjesa më e madhe e verës u gjet në fusha, ndërsa disa arritën të derdheshin në rrugë.
The streets of Levira, Portugal were flooded with red wine after a distillery’s 2.2 million liter tanks burst.
pic.twitter.com/kwEPNKRjVu— Pop Base (@PopBase) September 11, 2023
Përveç kësaj, ekzistonte frika se mund të kontaminonte një lumë aty pranë, por autoritetet lokale thanë se arritën të parandalonin që kjo të ndodhte. Distileria, Levira, kërkoi falje për dëmin dhe tha se mori përgjegjësinë e plotë për aksidentin e pazakontë.
“Shkaktarët e ngjarjes janë duke u hetuar nga organet kompetente. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbuluar kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmeve, me ekipe të gatshme për të vepruar menjëherë. Ne jemi të përkushtuar që ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kompania./abcnews.al
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…