<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Në Labëri është ruajtur mrekullisht, një gojëdhënë mbi zanafillën e hyjneshës dodonase Athenasë (botuar më 1875), regjistruar nga një plakë nga Zhulati, e cila pat jetuar në shek. XVIII:

Statujë e hyjneshës Athina përballë parlamentit Austriak në Vjenë
“Zoti, mbreti, një herë e një kohë, pati luftë me kretasit, sepse nuk i jepnin tagrin, dhe nuk kishte as anije dhe as armë.

Dërgoi e solli një mbret të çalë nga një vend i largët, dhe tek erdhi ky, vrapoi drejt që ta përqafojë. Dhe kur po zbriste çalamani nga kali, i ra sëpata që mbante në sup dhe ia çau kokën Zotit, dhe nga brenda hovi një vashë e bukur, dhe qe e armatosur, dhe i thoshin Thëno.

Çalamani i vuri balsam Zotit dhe ai u shërua; dhe pastaj bëri anije, hanxhar, thika, kordha, heshta, harqe dhe armë të tjera të çdo lloji; dhe vajti në Kretë me shumë lebër dhe me pak mundim e shtiri në dorë dhe ndenji shumë vjet Zoti aty.

Më pas dërgoi anijet dhe mori edhe shumë lebër të tjerë atje, sepse i pëlqeu vendi. Dhe tek iu rrit e bij, Thënoja, e martoi me një bir mbreti të një vendi të largët dhe i dhuroi shumë kështjella, dhe i ndërtoi edhe një kështjellë në emër të saj – Athëno, dhe kjo trevoi aty dhe bëri fëmijë, dhe është shumë mirë atje, dhe ne këtu edhe më mirë.”

Ky variant shqiptar kaq origjinal mbi lindjen e Athenasë (Thënos), nga koka e t’et, Zotit pellazg të Dodonës, ka një rëndësi të posaçme po të kihet parasysh se mitologia arbërore është më e vjetra në Ballkan dhe në Evropë.

Marrë nga libri Pellazgët: origjina jonë e mohuar i autorit Dhimitri Pilika

InForCulture

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

15 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

16 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

16 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

16 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

16 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

16 hours ago