<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cila ishte kafsha e parë në Tokë? E thotë ky studim surprizues

Analiza e fosileve dhe formacioneve gjeologjike na ndihmon shumë për të kuptuar historinë e planetit tonë, por me çdo hap që hedhim në të kaluarën, tabloja bëhet më e plotë

Njeriu gjithmonë ka pyetur veten se cila ishte kafsha apo gjallesa e parë që eci (ose notoi, ose fluturoi) në faqen e Tokës, por kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u zgjidhur.

Ka mbetur pak nga ajo që ishte Toka 700 milionë vjet më parë, por një nga teoritë më të përhapura është se ‘sfungjerët e detit’ ishin kafshët e para që e populluan atë. Megjithatë, një studim i ri i botuar në revistën shkencore ‘Nature’ sugjeron se sfungjerët nuk ishin specia e parë që u shfaq në Tokë, por e dyta.

Në një përpjekje të përbashkët, studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI), Universiteti i Kalifornisë (Berkeley, Santa Cruz) dhe Universiteti i Vjenës, ishin në gjendje të përcaktojnë se kandilët tip Medusa (gjallesa pelte), të njohura si Ctenophores, notonin në ujërat tona.

Këto kafshë apo gjallesa vazhdojnë të jetojnë me ne sot. Ekzistojnë më shumë se 150 lloje të ndryshme të kandilave të detit. Disa prej tyre janë ndër kafshët më helmuese në planet.

Biologët që shkruan studimin nxorën gjenomin e këtyre kandilave të detit dhe filluan ta krahasojnë atë me speciet e tjera, duke gjetur një model ngjashmërish që u kthye në fillimet e kohës.

Dihej tashmë se këto kafshë kishin qenë ndër të parat që kishin populluar Tokën, por deri më tani nuk ishte vërtetuar se ato kishin qenë pionierët e planetit tonë.

Por këto kandilë deti kanë gjithashtu një paraardhës, megjithëse në nivelin molekular. Studimi flet për një organizëm njëqelizor primitiv, i cili ndoqi dy linja të ndryshme evolucionare. Nga njëra prej tyre u ngjiz fillimisht kandili i detit, dhe nga një tjetër sfungjerët, të cilët do të shfaqeshin pak më vonë.

Autorët e studimit shpjegojnë se, pasi gjurmuan kromozomet e kandilit të detit gjetën të njëjtën “gjurmë” në specie të tjera, qindra miliona vjet më vonë.

Kandili i detit ‘me krehër’ merr kurorën e specieve të kafshëve më jetëgjatë në planet. Gjenomi i tij është degëzuar në qindra mijëra variante, duke krijuar të gjitha kafshët që banojnë, kanë banuar dhe do të banojnë në planetin Tokë  – thotë studimi.

InForCulture

Recent Posts

Pse në vitin 1816 nuk kishte verë? Katastrofa klimatike që ndryshoi historinë e njerëzimit

  Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…

11 hours ago

Shenjat që tregojnë se keni mungesë magnezi

    Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…

11 hours ago

Mollët apo dardhat? Cili frut ndikon më pak në sheqerin në gjak te personat me diabet?

] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…

12 hours ago

Kur shqiptarët luftuan kundër shqiptarëve: Përçarjet që i kushtuan shtrenjtë kombit

Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…

12 hours ago

Nëse vëreni se dikush sillet kështu, reagoni menjëherë: Mund të jetë shenjë e tumorit në tru

    Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…

13 hours ago

A zgjoheni shpesh gjatë natës? Trupi mund t’ju tregojë diçka që nuk duhet ta injoroni

    Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…

13 hours ago