DËSHMI PËR ÇAMËRINË E PARA VITIT 1913
Pse dhe nga kush u fshehën krimet e shtetit grek mbi shqiptarët në Çamëri dhe në gjithë Greqinë?
Grekët përmes propagandës politike dhe kishtare mbjellin varreza të paqena në Shqipëri, ndërsa shqiptarët kërkojnë rikthimin e çamëve të gjallë në vatrat e tyre, në atdheun e të parëve.
Evropa dhe bota i kanë edhe dëshmitë e veta për karakterin etnik shqiptar të Çamërisë dhe të krahinave të tjera në Greqi, si dhe për krimet ndaj shqiptarëve në Çamëri dhe viset tjera pas vitit 1913, 1923, 1945-49…
Nga koleksioni i fotografive të hulumtura dhe publikuara nga studiuesi i madh Robert Elsie, të publikuara edhe nga portali Tetova News.
* * *
Koleksioni fotografik i Fred Buasonasë (Fred Boissonnas)
Çamëria, Shqipëria dhe Kosova në vitin 1913
Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë. Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Anri-Antoan Buasona (Henri-Antoine Boissonnas, 1833-1889), dhe studioi në Shtutgart dhe në Budapesht.
Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm.
Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Gadishullit Ilirik (Ballkanit) u botuan ndër të tjera në vëllimet: L’image de la Grèce: l’Epire – berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri – djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L’image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919. Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike.
Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Gadishullit Ilirik.
Nga koleksioni i albanologut Robert Elsie. /Trungu & InforCulture
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…