Pas stuhive lokale që karakterizuan pjesë të vendit në fillim të javës, këto ditë është rikthyer moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, të cilat po arrijnë deri në 31°C në shkallë vendi.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes do të depërtojë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu e mundësi edhe për shkarkesa elektrike.
Siç shkruan Meteo Kosova, dita e hënë parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.
Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të martën, me shpejtësi deri në 70 km/h.
Nga dita e martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, derisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e mërkurë, ndonëse edhe më të pakta.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…