Ekspeditë arkeologjike në Antigonenë antike të Shqipërisë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka njoftuar se ka nisur ekspeditë arkeologjike në Antigone, parkun arkeologjik afër Gjirokastrës.

“Ditë emocionuese në Antigonenë e historisë dhe bukurive të mëdha”, ka shkruar ky institucion në një njoftim në rrjete sociale. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Perna dhe Sabina Veseli, ka nisur ekspeditën arkeologjike duke eksploruar thellësinë e historisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Parkut Arkeologjik, Hadrianopoli dhe vendbanimet e Luginës së Drinos.

“Përveçse një aventurë e bukur që do të na shoqërojë për disa javë ndërsa eksplorojmë nëntokën, kjo eksperiencë do të na kthejë pas në kohë për të zbuluar artefaktet që kanë qenë të mbuluara me shekuj”, shkruhet në njoftim. Sipas shënimeve, Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shekullit III ka një sipërfaqe prej 45 hektarësh, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme derisa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro.

“Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shekullit III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte Luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug”, shkruhet në shënime.

Në kryqëzimin kryesor të zbuluar ndodhen rrënojat e një kishe mesjetare (shek. IX-X). Ajo është një kishë e vogël dhe është ndërtuar kur qyteti antik ishte shkatërruar dhe sistemi i vjetër urbanistik ishte zhdukur. Gjetjet arkeologjike në ambientet e punës (zejtarisë) kanë dhënë dëshmi për aktivitetet ekonomike që kryenin banorët e qytetit. Për këtë arsye disa banesa kanë marrë emra të përveçëm konvencionalë, si banesa e lëkurëpunuesit, banesa e tezgjahistes, apo banesa e karrocierit. Në këtë të fundit është zbuluar një rrotë qerreje prej hekuri, një gjetje arkeologjike mjaft e rrallë. Në gërmimet arkeologjike në Antigone kanë dalë në dritë mjaft objekte interesante, ndër të cilat spikasin ato prej bronzi. Figurina prej bronzi e sfinksit është ndoshta ajo më interesantja. Gjetje tjetër e rëndësishme janë teserat prej bronzi me emrin e qytetit të stampuar mbi to. Këto përdoreshin, sipas arkeologëve, nga qytetarët për votime. Gjetja e këtyre teserave ishte prova definitive që vërtetoi vendndodhjen e Antigonesë.

Megjithëse Antigonea nuk përmendet në burimet historike si vendbanim në antikitetin e vonë (shek. IV-VI), të dhënat arkeologjike tregojnë se ajo ka vazhduar të ekzistojë edhe në këtë periudhë.

“Antigonea – qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Ky qytet ilustron një histori sfiduese të një prej qytetërimeve më të rëndësishme të antikitetit në Shqipëri dhe në botë, që i përkasin periudhës së shekujve III dhe II para Krishtit. Disa objekte kulti i përkasin periudhës së parë të kristianizmit. Antigonea u ndërtua me urdhër të Pirros, Mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit për nder të gruas së tij Antigonea, si një dhuratë dashurie. Qyteti në fakt mbijetoi shumë pak, vetëm dy shekuj, pasi u dogj brenda natës me urdhër të gjeneralit romak Amelius Paulus si hakmarrje ndaj Pirros”, përshkruhet ky qytet nëpër guidat turistike./koha.net

InForCulture

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

5 hours ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

6 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

7 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

7 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

7 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

8 hours ago