<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Bota serbe dhe greke në habi pas dokumentit: “Serbët dhe grekët janë dy popuj me histori të falsifikuar në mënyrën më primitive!”

“Çuditërisht edhe sot disa studiues sllavë nga Maqedonia paraqiten më shovinistë e racistë kundër shqiptarëve, pa edhe më naivë se sa ideologët e baballarët e tyre.

Jovan Cvijiq (1865 – 1927): “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën nga jugu në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.


Branisllav Nushiq (1864 – 1938): “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pustuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjtë”.

Viteve të fundit, histriografia serbe duke mos mundur ta arsyetojë mbi bazë shkencore etnogjenezën e popullit serb, gjuhën dhe kulturën, shtrirjen territoriale të shtetit aktual të Serbisë në territoret e pushtuara, ku as sot nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, të nxitur nga politika ditore, tradita pushtuese dhe sidomos ndërgjegja kombëtare e paformuar, urrejtja patologjike ndaj popujve fqinj të tyre, sidomos ndaj shqiptarëve autoktonë, kanë filluar në sytë e opinionit shkencor të botës të sajojnë teorinë më kundërshkencore që mban mend historia e njerëzimit, me kërkimin e rrënjëve të serbëve në periudhën antike, të njohur dhe pranuar botërisht nga shkencëtarët më eminentë të botës si qytetërim dhe kulturë ILIRE.

Gjeografi dhe etnologu serb me famë botërore, Jovan Cvijiç, para një shekulli ka shkruar qartë se popujt sllavë të jugut, sidomos serbët, janë ardhacakë në Gadishullin Ilirik, një pjesë e vogël pas shek.VII të erës së re, ndërsa pjesa dërmuese e sllavëve në Gadishullin Ilirik kanë ardhur pas vitit 1878, 1913, 1945 e më vonë.

Gjithçka mund të pretendohet e falsifikohet, por assesi serbët dhe Serbia nuk mund t’i kërkojnë rrënjët e tyre në periudhën ilire.

Janë disa pseudo shkencëtarë, historianë, etnologë dhe gjuhëtarë serbë që gjatë viteve të fundit bëjnë përpjekje të sajojnë një histori të rrejshme të Serbisë dhe të popullit serb, siç mund ta shihni përmes hartave dhe titujve të librave në lidhje me këtë eksperiment tepër joshkencor dhe thellësisht primitiv e naiv.

Kompleks inferioriteti, sharlatanizëm shkencor dhe primitivizëm, apo jo?!”

Abdulla Mehmeti

InForCulture

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

15 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

16 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

16 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

17 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago