<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Produktet e qumështit me shumë yndyrë nuk janë shkaktarë të shtimit të peshës dhe kolesterinës: madje është e kundërta!

Personat të cilët konsumojnë produkte qumështore me shumë yndyrë kanë peshë më të vogël grupore, përqindje më të ulët të yndyrës trupore, vëllim më të vogël të belit dhe tension të ulët të gjakut.

Njerëzit të cilët konsumojnë produkte me shumë yndyrë kanë indeks më të vogël të masës trupore dhe kolesterinë më të ulët, theksohet në një studim të ri të bërë në Irlandë.

Rezultatet kanë treguar që konsumimi i produkteve me shumë yndyrë nuk ka të bëjë me masën trupore apo me shtimin e së ashtuquajturës kolesterinë e keqe (LDL) në gjak.

Në të vërtetë, efekti është i kundërt.

“Njerëzit të cilët kanë konsumuar shumë produkte të qumështit me shumë yndyrë kanë futur në organizëm shumë më tepër yndyrë të ngopur (të ashtuquajtur yndyrë të keqe) se ata që kanë ngrënë më pak produkte të qumështit me shumë yndyrë apo nuk kanë konsumuar fare, mirëpo kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL”, thotë udhëheqësja e hulumtimit Prof. Emma Feeney, nga Universiteti Loyola Chicago, transmeton Telegrafi.

Reklama

E pra, si janë të mundshme rezultatet e këtilla?

Grupi i pjesëmarrësve në hulumtim, i cili ka konsumuar produkte qumështore “light”, ka pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL.

Shkencëtarët theksojnë që kjo është për shkak që bashkë me produktet “light” kanë konsumuar më shumë karbohidrate.

“Atë që pas këtyre rezultateve duhet patjetër të shqyrtojmë është që këta artikuj vetvetiu nuk janë shkaktarë për shtim peshe trupore apo kolesterine, por ka rëndësi ushqimi i përgjithshëm, përkatësisht artikujt e tjerë të cilët i konsumojmë bashkë me to”, thotë Feeney”.

Rezultatet janë botuar në revistën “Nutrion and Diabetes”. /Telegrafi

InForCulture

Recent Posts

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

16 minutes ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

30 minutes ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

52 minutes ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

57 minutes ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

1 hour ago

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

22 hours ago