<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A helmohesh duke ngrënë peshk me djathë? Ja si qëndron e vërteta mbi kombinimin “e famshëm”

“Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh”, këtë “këshillë”, shqiptarët e kanë dëgjuar shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjien tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.

Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Lexoni më poshtë në këtë artikull që të mësoni të vërtetat dhe legjenda mbi këtë kombinim të ‘kobshëm’.

Besohet se kjo bestytni të ketë nisur në Jeruzalem. Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin. Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin.

Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bylmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë. Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës.

Ndërkohë, recetat që na serviren në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.

Profili/ Kush ishte Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi “i errët” i Wagner që u vra me Prigozhinin gjatë rrëzimit të avionit
Instituti për Studimin e Luftës shpërthen në akuza të forta ndaj Putinit: Urdhëroi vrasjen e Prigozhin, hakmarrje për rebelimin
E trishtë/ “Zemrat e mia si jeni bërë”! Bletërritësi shpërthen në lot teksa sheh bletët e djegura (Video)

Shkencëtarët thonë se gjëja më e keqe që mund të ndodhë në rast se hamë peshk me kos janë problemet e lehta me tretjen. Këto probleme variojnë nga organizmi, që është i ndryshëm tek çdo person.

Nga ana tjetër, sipas dermatologëve peshku dhe qumështi, djathi apo kosi mund të shkaktojnë alergji, por jo për shkak të kombinimit. Njerëzit që janë alergjikë ndaj peshkut apo kosit e qumështit duhet të tregojnë kujdes.

Ekspertët thonë se produktet e bulmetit nuk përshtaten me ushqimet e pasura me proteina. Një prej arsyeve është se qumështi dhe kosi kanë efekt qetësues në organizëm.
Peshku ka efekt ngrohës sepse është i pasur me proteina dhe shpërbërja e tyre gjatë tretjes çliron nxehtësi.

Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes, një nga më të shëndetshmit në botë përfshin kombinimin e tyre bashkë me drithërat, yndyrnat e shëndetshme dhe arrorët. Një kombinim i këtyre ushqimeve është mirëbërës kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit apo problemeve mendore.

Pavarësisht këtyre të dhënave, shkenca nuk ka arritur akoma të provojë dëme të mëdha në organizëm prej këtij kombinimi tabu. Ky kombinim nuk besohet të shkaktojë helmim, por alergji tek njerëzit që kanë tolerancë të pakët ndaj laktozës, pra jo për shkak të kombinimit.

Një reagim tjetër ndaj këtij kombinimi është ndonjë problem kalimtar me tretjen dhe ndoshta pigmentim të lëkurës.

InForCulture

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

14 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

14 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

15 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

15 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

15 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

15 hours ago