<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Në vitin 1448, Fushë Kosova është gjendur në kufi më Rashën dhe Bullgarinë

Nga Jahja Drancolli

Në vitin 1448, Fushë Kosova është gjendur në kufi më Rashën dhe Bullgarinë: “Që të dy ushtritë kishin arritur në Fushë-Kosovë, e cila (sikur kemi theksuar) gjendej në kufirin e Rashës (despotatit të Serbisë) dhe të Bullgarisë, ku Huniadi priste repartet e Skënderbeut”!

Në verë të vitit 1448, pasi që kishte tubuar reparte hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Huniadi kishte kaluar Danubin dhe, duke i shkretërruar zotërimet e despotit Gjuragj, doli në Krushevac. Prej këtej, arriti në Kosovë. Në anë tjetër, Murati II, pasi që ishte informuar nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje kishte tubuar rreth vetës të gjitha repartet, të cilat numronin 50.000-60.000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri tyre del i trefishuar. Repartet e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore arrinte 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta triditëshe mbaroi me disfatën e ushtrisë së Huniadit dhe aleatëve të tij.

Premtimet që i kishte dhënë Skënderbeu për tu angazhuar në anën e aleancës kundërosmane, e kishin trimëruar Huniadin, që të nxitonte për tu ndeshur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këte përplasje provohet sipas burimeve zyrtare dhe tregimtare. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave të betejës, burimet e kohës, ofrojnë hollësi për vonimin e arbërve për tu bashkuar me trupat hungareze. Shkak kryesor i vonimit të Skënderbeut ishin pengesat e despotit Brankoviq, aleat i dhëndrit Muratit II, që ia mbylli këtij të gjitha rrugët e shtigjet, nga mund të kalonte. Pjesa e madhe e burimeve, duke arsyetuar vonesën e Skënderbeut, nxorën në shesh dhe pashkathtësinë e Huniadit, i cili nuk është dashur të pranonte betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave për epilogun, janë ruajtur hollësi dhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi që kishte marrë rrugë për në jug jo larg Fushë-Kosovës, u ndesh më Skënderbeun, që ishte nisur ti bëhej shok lufte Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vushtrisë, u përpoqë me duk Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit. Tërheqin vëmendjën sidomos burimet, që dolën pas betejës, të cilat së bashku me epikën popullore kanë ngatërruar personazhet e Betejë së Parë (1389) me ato të Betejës së Dytë të Kosovës (1448)!

InForCulture

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

9 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

9 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

11 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

12 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

12 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

13 hours ago