<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ju garantoj që nuk e keni ditur se si ka lindur kënga e famshme “Në pijetore unë jam ulur”? Historia do t’ju lërë pa fjalë

Është një nga serenatat më melodioze korçare, por historia e krijimit të këngës “Në pijetore unë jam ulur”, është sa e trishtë, aq edhe shpresëdhënëse.

Këngën që e kemi dëgjuar të kënduar nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, e kanë kirjuar nga një grup muzikantësh të bu.rgosur në bur.gun famëkeq të Spaçit. Historinë e rrëfen ish i dënuari politik Bujar Bakalli, duke treguar se si muzikantët krijuan dhe për herë të parë kënduan në bu.rgun e Spaçit serenatën e famshme korçare.

Rrëfimin e Bakallit e sjell Xhimi Begeja:

NË PIJETORE UN JAM UL

“Historia e serenatës mes telave me gjëmba” – Xhimi Begeja

Jam në një mbremje me familjen e Z Bujar Bakallit, disident e patriot dhe një “ish” i dënuar politikish i Spaçit. Mes  gëzimit në darkën familjare, dëgjojmë e këndojmë këngën “Në pijetore unë jam ulur” të kënduar nga vëllezërit Prifti.

Mbas mbarimit të këngës, Bujari më thotë,

– Kjo këngë është kompozuar në bu.rgun e Spaçit.

  Më erdhi habi, dhe e pyes.

– Kush janë autorët ?

Dhe ai vazhdon me një dhimbje, që vinte nga shpirti i tij.

-Muzikën e bëri Andon Vanko, korçar i dënuar me 20 vite bu.rg, tekstin e saj poetët Astrit Delvina  dhe Gëzim Medolli, edhe këto të dënuar politikisht me nga 21 vite bu.rg.

Ndez një cigare e vazhdon me nostalgji nën tingujt e bukur të serenatës.

– Orkestrimin e bëri Ali Hoxha, me epitetin Li Trompa, kish mbaruar konservatorin në Pragë Çekosllavi, për vegla frymore, i dënuar politikisht dhe ka berë mbi 17 vite bu.rg.

Origjinali i kësaj kënge është kënduar nga të bu.rgosurit e Spaçit të përshtatur nga maestro Lluk Kaçaj, një bas i kalibrit botëror ku mes “këngëtareve të Spaçit” ishte Stavri Rafaeli, një nga tenorët më të shquar lirik të kohës i dënuar me 25 vite bu.rg dhe mes tjerëve isha dhe unë -thotë Bujari (I arrestuar në vitin e tretë ne Liceun e Tiranës ku studionte për violinë e bëri 15 vite bu.rg).

Habitem që Vëllezërit Prifti o nuk e dinë o nuk e përmendin këtë të vërtetë duke i marë atributet e krijimit të kësaj perle serenata të bërë në vendin e telave me gjemba, në ferrin shqiptar, për ti dhënë frymën e jetës dhe të shpresës bashkëvuajtësve të tyre.

Mësojeni të vërtetën nga ata që kanë sakrifikuar me jetë për të drejtën njerëzore. Mirënjohje dhe shpirti ju ndrihtë autoreve kësaj perle të muzikës shqiptare. Valbonë 2022

InForCulture

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

2 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

5 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

5 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

5 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

5 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

5 days ago