<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Histori frymëzuese: Kjo është gruaja e cila e themeloi universitetin e parë në botë

Në qytetin maroken të Fezit, Fatima Al-Fihri themeloi një xhami e cila u bë më vonë universiteti i famshëm Al-Qarawiyyin. Ky i fundit njihet si universiteti i parë që ka ekzistuar në botë.

Kush ishte Fatima el-Fihri?

Fatima al-Fihri lindi në vitin 800 pas Krishtit. Ajo ishte e bija e Mohammed Bnou Abdullah Al-Fihri – një tregtar i pasur i cili u vendos në Fez me familjen e tij gjatë sundimit të idrisit ii. Deri më sot, jeta e Fatimes mban shumë sekrete edhe për historianët. Një mister i tillë rrethon datën e vd.ekjes së saj, e cila mund të ketë qenë rreth vitit 878, transmeton Fol Drejt.

Gjatë jetës së saj, Fatimja u quajt “nëna e djemve”. Sipas historianit Mohammed Yasser Hilali, “ky pseudonim ndoshta rrjedh nga bamirësia e saj dhe fakti që ajo mori studentë nën krahun e saj”.

Pse Fatima el-Fihri vendosi të ndërtojë një xham

Fatimeja ishte një besimtare e fortë. Kur ajo trashëgoi një shumë të madhe parash në kohën kur i vd.iqën i ati dhe i shoqi, ajo vendosi t’i përdorte për ta ndërtuar një xhami, e cila komunitetit mysliman në Fez i nevojitej domosdoshmërisht. Xhamia ishte aq e madhe sa për të pasur hapësirë për një numër gjithnjë në rritje besimtarësh.

Pasi bleu tokë nga një burrë i fisit “Hawaara”, Fatimeja filloi projektin e saj të ndërtimit në fillim të muajit të ramazanit të vitit 254 Hixhri, domethënë 859 pas Krishtit.

Nga shekulli i 10-të xhamia e famshme e al-Karawiyyin u bë instituti i parë fetar dhe universiteti më i madh arab i afrikës së Veriut. Ajo tërhoqi shumë studentë dhe shkencëtarë të njohur.

Aty organizoheshin rregullisht simpoziume dhe debate. Sipas dokumenteve të disponueshme, në universitet dhe në anekse të tjera në të gjithë Fes-in u krijuan katedra mësimore. Të njëjtat shënime përmendin ekzistencën e një numri të madh bibliotekash.

Pse është universiteti al-Karawiyyin kaq i famshëm?

Universiteti i al-Qarawyyin konsiderohet universiteti më i lashtë në botë që ende funksionon, para universiteteve të para evropiane. Kjo është sipas uNESCO-s dhe rekordeve Botërore Guinness. Data e referencës është viti kur el-Karawiyyin u themelua si xhami, gjë që nënkupton se karakteri edukativ i saj shkon që në fillimet e saj. Në këtë kuptim, ajo i paraprin xhamisë Sankore në Timbuktu (e themeluar në vitin 989 pas Krishtit) për më shumë se një shekull dhe universitetit të Bolonjës (1088 pas Krishtit) për më shumë se dy shekuj.

Të diplomuarit e saj përfshijnë disa poetë, Faqih (jurist mysliman), astronomë dhe matematikanë nga i gjithë rajoni. Emrat e famshëm janë ata të historianit abdurahman ibn Khaldun, doktorit dhe filozofit abu Walid ibn Rushd, mjekut andaluzian Musa ibn Maimonou dhe Gerbert of aurillac, i cili u bë Papa Silvester ii.

Si kujtohet Fatime el-Fihri?

Vetë Fatime el-Fihri konsiderohet një shembull dhe ajo është shumë e respektuar në mesin e besimtarëve, veçanërisht në Fez. Në vitin 2017, në Tunizi u krijua një çmim për nder të saj. Ai shpërblen iniciativat që inkurajojnë aksesin në trajnime dhe përgjegjësi profesionale për gratë. Për më tepër, një program akademik dhe një bursë që u jepet studentëve nga Evropa dhe Afrika e Veriut i bëjnë homazhe Fatima Al-Fihri./Z.r.//FolDrejt/

InForCulture

Recent Posts

Kur është koha më e mirë për të ujitur kopshtin në mot të nxehtë?

Nxehtësia e verës mund ta thajë tokën dhe t’i dobësojë bimët brenda pak ditësh. Megjithatë,…

17 hours ago

Historia e dasmës së Ahmet Zogut

Nga: Erald Kapri “Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në…

17 hours ago

Pirati që mund të ketë frymëzuar Jack Sparrow te “Pirates of the Caribbean” u bë mysliman dhe mori emrin Yusuf Reis

Figura e Jack Sparrow, personazhit karizmatik nga seria e filmave Pirates of the Caribbean, ka…

18 hours ago

Çaji që ndihmon në trajtimin e kancerit

  Për një kohë të gjatë është njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, madje edhe…

18 hours ago

Cilat janë kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

    Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet…

18 hours ago

Këto janë simptomat e kancerit të mushkërive

  A e dini se kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme…

19 hours ago