Si ndikuan Shqiptarët dhe cilat ishin meritat e tyre në ditën e çlirimit të Stambollit më 29 maj 1453?

Ngjarje historike e rëndësisë së jashtëzakonshme dhe ndikimit të madh rajonal e global, është çlirimi i Stambollit. Prandaj, si ngjarje është e rëndësishme edhe për shqiptarët!

Shqiptarët e nisën ngritjen brenda Perandorisë Osmane menjëherë pas vitit 1389. Me të drejtë ish-ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoğlu, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në vitin 2011, në xhaminë e madhe “Sulltan Mehmet Fatih” pati deklaruar se “shqiptarët kanë merita për çlirimin e Stambollit, sepse, nga këtu, pra nga xhamia “Sulltan Murat”, e ndërtuar në vitin 1393, u nisën ushtarë për ta çliruar Kostandinopojën”.

Në lidhje me këtë edhe në librat e historisë rrëfehet tregimi kur gjatë kohës së çlirimit të Kostandinopojës, disa nga komandantët nisën të hezitojnë të vazhdojnë luf.tën për çlirim deri sa filluan të mendojnë për një qetësi të përkohshme. Ndërsa nga ata që reaguan ashpër ndaj hezitimit, ishe Zognush Pasha, me origjinë shqiptar, që kishte qenë i krishterë dhe ishte bërë mysliman. Ai e vlerësonte entuziazmin e ushtarëve dhe kthimin mbrapa e konsideronte demoralizim. Ai nuk i konsideronte asgjë forcat e tjera krahas Sulltanit.

“Kurrsesi dhe larg asaj, o Sulltan, nuk pushojmë as nuk hezitojmë, ne kemi ardhur këtu për të vd.ekur e jo për t’u kthyer. O udhëheqës i sulltanatit, më pyete për mendimin tim dhe unë po ta shpall me fjalë të qarta: Ne duhet t’i kemi zemrat tona si shkëmbi dhe duhet ta vazhdojmë luf.tën pa shfaqur asnjëfarë shenjë dobësimi e ligështimi…”. Në fytyrën e Sulltanit u vu re gëzimi dhe qetësia, pasi e dëgjoi Zognush Pashë shqiptarin. Pas kësaj Sulltani iu drejtuar mësuesit të tij, Ak Shemsedinit, i cili miratoi mendimin e Zognush Pashës. Historia jonë e përbashkët ishte edhe në çlirimin e Stambollit.

Perandoria osmane nuk ishte institucion vetëm i turqve, por i gjithë klasës sunduese të Perandorisë; shqiptarët, grekët, boshnjakët, serbët etj. e ndjenin si të tyren dhe ishin pjesë strukturale e saj.

Deri në pavarësimin e Shqipërisë nga Porta e Lartë (1912) në pozitën e kryeministrit të Perandorisë Osmane (sadriazem), që është pozita më e lartë shtetërore osmane, pas pozitës së Sulltanit, kanë arritur të ngrihen 44 shqiptarë, në pozitën e shejh-ul-islamit 5 shqiptarë; në pozitën e admiralit të flotës detare osmane (Kapudan-i-derya), 25 shqiptarë. Nga populli shqiptar po ashtu dolën rreth 400 poetë e shkrimtarë, shumë myderrizë, myftilerë, kadilerë, vezirë, pashallarë, velilerë, bejlerbej, myteselimë etj.. Numri i kryvezirëve (kryeministrave) shqiptarë, sipas disa burimeve është 33, ndërsa i ministrave është 101.

Por, fundja pa marrë parasysh saktësinë e pa e kontestuar, kjo është e vërteta e numrit të madh të shqiptarëve në udhëheqjen e Perandorisë Osmane.

Abdulla KLINAKU

Shekulli Agency

InForCulture

Recent Posts

Folklori, Art dhe Histori ! – Nga Eduard Demo

Kur dëgjon këngën Labe kënduar nga i Madhi Hysen Ruka , ske se si të…

3 mins ago

Lëvizja e qershorit dhe dënimi me vdekje në mungesë i Fan Nolit! Jetoi më pak se 4 vite në Shqipëri, por punoi gjithë jetën për çështjen kombëtare

Shqipëria po bën përpjekje për kthimin e eshtrave të Fan Nolit në Shqipëri. Kryeministri Edi…

38 mins ago

Nëse robotët bëhen përkthyesit tanë, rrezikojmë një katastrofë kulturore

Nga: Claire Allfree / The Daily Telegraph Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com Kur në vitin…

45 mins ago

Metoda natyrale që qetëson brenda minutit ndjesinë e të përzierave

  Helmimi nga ushqimi, udhëtimet e gjata me makinë, shtatzënia, problemet me aparatin tretës mund…

2 hours ago

Analisti i njohur grek: Po u krijua Shqipëria e Madhe, duhet aneksuar jugu i Shqipërisë!

  Një dokument jo-zyrtar duket se po qarkullon në fshehtësi në disa qarqe diplomatike, dhe…

3 hours ago

Faktet që duhet të dini nëse konsumoni kafe turke

  Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin…

3 hours ago