Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Nëse nuk ka kufoma, nuk ka as kri.m”, ja si tentoi Serbia t’i fshehë krimet që u bënë në Kosovë

Nëse nuk ka kufoma, nuk ka as krim. Ky është dorëshkrimi i Obrad Stevanoviq, ish – zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë në vitin 1999.E këtë moto, Stevanoviq e kishte shkruar në ditarin e tij, gjatë një takimi me kabinetin e ish – presidentit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.Për synim kishin, fshehjen e të gjitha krimeve që shteti serb, i bëri në luftën e fundit në Kosovë.

Por, ishte fillimi i prillit të vitit 99, kur një peshkatar në fshatin serb Tekijas, pa se mbi sipërfaqen e lumit Danub, kishte dalë një kamion – frigorifer.Fillimisht u mendua se ishte një aksident.Por, më vonë u zbulua, siç shihet edhe në këto fotografi, se brenda këtij kamioni, ndodheshin trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë, e që ishin transportuar në shtetin serb.

E ky transportim i trupave të shqiptarëve të vrarë mizorisht, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, është bërë me vetëm një qëllim.Sipas Blakajt, ky aksion i Beogradit zyrtar, u zhvillua në disa faza, ku u bë bartja e trupave të shqiptarëve nga e gjithë Kosova, për në Serbi.Ndërkohë, rast i ngjashëm, por në perëndim të Serbisë kishte ndodhur në liqenin Përuqac.Edhe këtu, në sipërfaqe të ujit, doli një kamion, më trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë.E cila ishte mosha e të vrarëve, e ka treguar vet Boshko Radojkoviq në Tribunalin e Hagës, i cili në vitin 1999, ishte pjesë e Departamentit të Policisë Kriminalistike në Sërbi.Boshko Radojkoviq, Departamenti i Policisë Kriminalistike të MPB-së, Klladovë, 1999

Kufomat kanë qenë të dy gjinive, me strukture të ndryshme moshe, unë e di me siguri se kanë qenë dy fëmijë. Një djalë aty pesë – gjashtë vjeçar, dhe një vajzë, ashtu 8-9 vjecare.Por, edhe gjetjen e këtyre trupave, serbët u munduan ta fshihnin, duke i dërguar në qendrën stërvitore policore në Batajnicë.Këtu, 744 trupa të shqiptarëve, u zbuluan dy vjet më vonë brenda një varri masiv.Ndërkohë, mjeku i njohur nga mjekësia ligjore, që mori pjesë në identifikimin e këtyre kufomave, Arsim Gërxhaliu, për T7 ka treguar detaje për gjendjen në të cilën ndodheshin këta trupa.“Ne kur i kemi terhekur trupat, kanë qenë në fazën e skeletimit, pra nuk kanë pasur pjesë të buta. Kur nuk e kemi pjesën e butë të trupit, është e vështirë të gjendet shkaku i vdekjes. Por, një 70% janë të vrarë nga predhat.” Ka thwnw Arsim Gërxhaliu, Instituti i Mjekësisë Ligjore.E gjatë procesit të zhvarrimit me eskavator dhe bartjes që serbët ia bënë trupave nga Kosova për në Serbi, ata dëmtuan shumë prej tyre.Ndërkohë, edhe 75 trupa të tjerë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, u gjetën në qendrën policore në Pëtrovo Selo dhe 54 të tjerë në Rashkë të Serbisë.Për të gjitha këto, përveç 6 serbeve të dënuar nga Tribunali i Hagës, në gjykatat serbe, nuk dënuan as edhe një person.“Gjykatat vendore në Sërbi, as dhomat speciale, nuk e ka akuzuar askënd për këtë krim, pra për fshehjen e kufomave.” tha Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.E për ata shqiptarë, që ende nuk dihet se ku ndodhen, anëtarja e Komisionit për të pagjetur në Kuvendin e Kosovës, Saranda Bogujevci, thotë që shteti i Kosovës nuk po e merr seriozisht këtë çështje.“Përderisa përbenda nuk ka seriozitet, nuk mund ta drejtojmë gishtin tek Bashkësia Ndërkombëtare“, tha Saranda Bogujevci, Anëtare e Komisionit për të Pagjetur.Sipas Bogujevcit, sa ka seriozitet në trajtimin e kësaj çështje, tregon edhe mos ardhja për raportim në këtë komision, e kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt – Stublla.

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

17 hours ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

4 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

4 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

4 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

4 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

4 days ago