<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

“E paparashikueshme”, shkencëtarët habiten nga planeti që po i shkatërrohet atmosfera

Astronomët janë habitur nga një planet i ri dhe i çuditshëm i cili është shumë pranë yllit të tij saqë atmosfera i shpërbëhet dhe orbita i ndryshon në mënyrë të paparashikueshme.

AU Microscopii b (AU Mic b) po tregon shenja të qarta të humbjes së atmosferës së tij të përbërë nga hidrogjeni, e cila largohet me shtëllunga nga pjesa e përparme e planetit, janë shprehur shkencëtarët e Qendrës së Fluturimit Hapësinor Goddard, një degë e NASA-s.

“Nuk kemi parë kurrë që shpërbërja atmosferikë të kalojë nga e padukshme në plotësisht e dukshme brenda një kohe kaq të shkurtër kur planeti zhvendoset përpara yllit të tij. Prisnim të ishte diçka e parashikueshme, e përsëritshme. Por është e çuditshme”, u shpreh Keighley Rockcliffe.

AU Mic b është planeti më i brendshëm i këtij sistemi dhe është zbuluar në vitin 2020 nga teleskopët Spitzer dhe TESS të NASA-s. Ky planet është një masë gjigande gazi rreth 4 herë më e madhe se Toka.

Planeti ndodhet 32 vite dritë larg Tokës dhe ka “ndryshime ekstreme” të orbitave rreth yllit të tij që  është më shumë se 100 milionë vjeçar.

Planetët që formohen brenda 100 milionë viteve të lindjes së një ylli kanë më shumë gjasa të kalojnë në shpërbërje të atmosferës që mund të rezultojë edhe në zhdukjen e plotë të saj./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

12 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

13 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

13 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

14 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

14 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

16 hours ago