Categories: KËSHILLA

Pse freskia në verë nis nga kyçet dhe qafa, ja çfarë duhet të bëni

Tani që temperaturat janë rritur sa më s’ka, njeriu duhet të jetë më i ndërgjegjshëm në lidhje me pikat kryesore të trupit që mundësojnë një freskim të shpejtë të tij. Me siguri keni dëgjuar që nëse freskoni qafën ose kyçet me ujë të ftohtë, do të ndieni një lehtësim të shpejtë të trupit nga vapa.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë mbi pikat kryesore të trupit të cilat në kontakt me ujin freskojnë të gjithë trupin.

Cilat janë zonat pulsuese të trupit

Si kyçet ashtu edhe qafa konsiderohen zona pulsuese për arsyen e vetme se në to enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës e në to mund të ndieni pulsin.

Duke qenë se enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës, këto zona shërbejnë si portë hyrëse e freskisë për gjakun dhe të gjithë temperaturën e trupit. Pra, duke i lagur këto zona me ujë të ftohtë, mund të ndieni më pak vapë. Megjithatë, zona e qafës (e cila sidoqoftë mbetet më efikasja) dhe kyçeve nuk janë të vetmet pulsuese në trup. Pjesa e brendshme e bërrylit dhe e gjurit, pjesa e sipërme e këmbës, pjesa e brendshme e kyçit janë gjithashtu zona pulsuese të cilat mund t’i lagni me ujë të ftohtë për freski të menjëhershme.

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja çfarë do të ndodhë nëse PS fiton në Rrogozhinë e Kukës
Blinken më i bindur se kurrë: Ukraina do të rimarrë 50 për qind të territorit të pushtuar nga Rusia
Detektivja zbulon ‘sekretet’: Ja si të zbuloni nëse ju tradhton partneri
Pjesa e brendshme e kofshëve por edhe balli njihen si pika freskuese për organizmin.

Të gjithë ne kërkojmë të freskohemi sa më shpejt pasi kemi kaluar disa orë në temperatura përvëluese. Një nga mënyrat më të shpejta për tu freskuar është që me një napë të lagur në ujë të ftohtë të fërkoni kyçet, bërrylat dhe qafën. Mbajtja e kyçeve në ujë të rrjedhshëm për 30 seconda secilin shërben gjithashtu si mënyrë e mirë për t’u freskuar.

Në këtë mënyrë, ju gjithashtu mund të ulni tensionin e gjakut që ka tendencën të rritet nga vapa.

InForCulture

Recent Posts

Aleanca e Skënderbeut me mbretin e Napolit kundër osmanëve

  Data 26 mars e vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot…

1 hour ago

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

  Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje…

1 hour ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

2 hours ago

Arabia Saudite instalon “fenerët laser” me energji diellore për të ndihmuar udhëtarët e humbur të shkretëtirës

Arabia Saudite ka nisur një iniciativë inovative për të ndihmuar udhëtarët e humbur të lëvizin…

2 days ago

Prika dhe dhuratat në familjet arbërore me rastin e martesës

Teuta SHALA-PELI PRIKA DHE DHURATAT NË FAMILJET ARBËRORE ME RASTIN E MARTESËS (GJYSMA E DYTË…

2 days ago

Kontaktet e qytetërimit islam në Ballkan para ardhjes së turqve

Fahrush REXHEPI, shkëputur nga revista KOSOVA, No. 20-21 (1999) Botuar: 2024-09-19 Kultura dhe qytetërimi islam është…

2 days ago