<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAKURIOZITETE

Pagjumësia e verës, nga se shkaktohet dhe si ta shmangni

Kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat ngrihen procesi i gjumit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Netët pa gjumë fillojnë e bëhen të shpeshta teksa vera zë vend dhe ky problem prek shumicën e njerëzve.

Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur tempëraturat jashtë janë shumë të larta.

Si të rregulloni gjumin?

Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur. Mundohuni të flini në të njejtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.

Qëndroni të freskët

Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë. Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.

Mësoni si të relaksoheni

Kur jeni të stresuar të tendosur e në ankth gjumi është procesi i fundit që ju shkon ndër mend. Relaksimi i plotë i trupit besohet se është mënyra më e mirë për të fjetur më shpejt dhe më gjatë. Mësoni si ta qetësoni jo vetëm trupin, por edhe të zbrazni mendjen nga mendimet negative.

Flini në errësirë

Kur të shtriheni për të fjetur eliminoni të gjithë burimet e dritës në dhomë. Sidomos kur drita është artificiale si televizori apo telefoni. Kjo vlen edhe për dritën natyrale të mëngjesit, pasi sipas ekspertëve orët më të mira të gjumit janë në mëngjes.

Zgjidhni çarçafët e duhur

Gjithnjë përdoni materiale të lehta në mënyrë që të flini më mirë. Këtu flasim për çarçafët, këllëfin e jastëkut dhe pizhamat me të cilat flini. Materialet e rehatshme si mëndafshi apo pambuku do e mbajnë temperaturën e trupit tuaj në normat e duhura dhe do ta bëjnë gjumin më të lehtë./balkanweb

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago