Në ditët e nxehta të verës, mjafton të gjejmë një vend me kondicioner dhe ia kemi arritur qëllimit. Por gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur.
Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi. Kur është nxehtë, lagështia e ajrit i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet. Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.
Për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë. Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë me specialistët.
Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme. Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin./balkanweb
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…