Pasi ky qershor u shpall më i ngrohti në mbi 170 vjet, viti 2023 ka të ngjarë të vendosë një mesatare të re të lartë të temperaturës vjetore, sipas një studimi të ri.
“Globalisht, qershori 2023 ishte qershori më i ngrohtë që kur filluan regjistrimet instrumentale të matura drejtpërdrejt në vitin 1850, duke thyer rekordin e vendosur më parë në qershor 2022”, thuhet në studimin nga Berkeley Earth, një organizatë jofitimprurëse e pavarur me qendër në Kaliforni e fokusuar në analizën e të dhënave të temperaturës tokësore për shkencën e klimës.
Duke vënë në dukje se temperatura mesatare globale këtë qershor ishte 1,47 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1850-1900, studimi thotë tha se viti 2023 “tani ka të ngjarë të bëhet një vit i ri rekord i ngrohtë (me 81 për qind mundësi)”.
Nxehtësia rekord e muajit të kaluar u pasua nga dhjetë ditët më të ngrohta në histori, ku java e parë e korrikut ishte “java më e nxehtë e regjistruar”, pasi temperaturat mesatare globale thyen rekorde çdo ditë pas 3 korrikut, sipas të dhënave paraprake nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…