<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Përfitimet e ujit me kripë deti në lëkurën tonë

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit.

Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë.

Çfarë shkakton klori në lëkurë?

Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës.

Duke qenë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën.

Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampon.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të.

Gjithsesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij.

Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema.

Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si ndikon uji me kripë në lëkurë?

Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet.

Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj.

Gjithsesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata. Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje.

Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat.

Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina. Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri.

Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që serish t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues.

Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur.

Për një lëkurë të shëndetshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues. /

InForCulture

Recent Posts

A e shëron deti plagën? Mësojeni a guxoni të futeni në ujë të kripur…

Plaga është mbyllur, nuk dhemb më dhe pushimet kanë nisur. Për shumë njerëz, ky duket…

4 hours ago

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

1 day ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

1 day ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

1 day ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

1 day ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

1 day ago