<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip..

Kemi cituar shpesh herë librin e studiuesit Gaetano Petrotta “Populli, gjuha dhe letërsia shqipe” pasi, si albanolog dhe studiues i huaj, ai në atë që shkruan është krejt i pa ndikuar nga rrymat politike e ideologjike që Ballkani ka përvetësuar ose prodhuar gjithnjë duke krijuar një rajon, përbërësit e të cilit ishin armiqësorë me njëri – tjetrin.

Advertisement

Një ndër figurat që ai përmend është edhe Imzot Pjetër Bogdani, Ipeshkëv i Shkodrës e më pas i Shkupit dhe autor i “Çeta e Profetënve”, një prej librave më të hershëm shkruar në shqip.

Në përshkrimin e jetës dhe aktivitetit të tij fetar, letrar dhe patriotik, Petrotta na jep edhe disa fakte interesante rreth Ballkanit, veçanërisht Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë të tërthortë.

Në fund të vëllimit II të “Çeta e Profetënve”, pjesë e cituar nga Petrotta, thuhet: Perandori Shtjefën i Shtëpisë së Nemanjëve ia ndau dheun e vet qefalijve të tij më të merituar dhe për besë dhe për virtyt: atë anë që prej Hekurit (që sot thirret Somokovë) dhe shtrihet deri mbi ujë të Hasit, sot Vardarit, i cili rrjedh midis Shkupit, ia dha Bogdanit, njeri i drejtë, siç thotë Marin Urbini…

Siç thashë më lart, vepra është e shkruar në gjuhën shqipe, ndërkohë që imz. Pjetër Bogdani nga vendlindja ka shkuar drejt Italisë me studime. Kjo do të thotë se gjuhën shqipe ai e ka fituar në vendlindje, pasi ajo është gjuha e nënës dhe kjo na thotë se në Maqedoni flitej shqip.
Ndërsa në parathënien e librit (libri është shkruar në vitin 1683), Imzot Bogdani thothë:

Ky Zotëri në Padova [po të lexojmë edhe pjesën tjetër të parathënies shohim se bëhet fjalë për Kardinalin Gregor Barbaringo që e strehoi kur imzot Pjetri u arratis pasi përndiqej nga turiqt] më dha shtëpi, shërbëtorë, kuaj e koçi, t’i përdorja sipas dëshirës. Por unë, duke refuzuar të gjitha këto, e luta që të më shtypej libri im, duke qenë ky i vetmi mendim që kisha.

Kështu që, duke u kthyer në tokën tonë, të mund të kisha në dorë një qiri të ndezur për të ndriçuar atë dhe të vobektë të Arbërisë e të Serbisë, i cili në pjesën më të madhe flet shqip, pasi ka dalë nga Arbëria prej së cilës u përhap në të besimi i shenjtë; prej nga sllavët pët autonomazi, fenë katolike e quajnë: Arbanshka vera.

Pra, duket qartë: Në Maqedoni e në Serbi flitej shqip!

/konica.al

InForCulture

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

3 hours ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

20 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

20 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago