Menjëherë sapo nis koha e plazhit, ne vrapojmë te kremi i mbetur përgjysmë nga viti i kaluar për ta përdorur rishtazi. Por prisni pak! A skadon kremi i diellit pas një viti? A është e sigurt mbrojtja nga dielli edhe për këtë vit?
Së pari, disa nga bazat e një rutine të fortë të mbrojtjes nga dielli janë:
1: Ju e keni përdorur kremin përgjatë gjithë vitit (supozohet).
2: E aplikoni kudo – madje edhe në qepalla.
3: Keni përdorur një krem me SPF të lartë për mbrojtje optimale.
4: Po përdorni kremra që janë akoma të freskët (pra data e skadencës nuk është afruar).
“Kremrat e diellit skadojnë dhe absolutisht nuk duhet të përdoren kurrë pas datës së skadencës”,- thotë për “Allure” Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City. “Ashtu si ushqimi, rrezet e diellit mund të ndikojnë keq edhe te përbërësit e kremit, duke i dëmtuar dhe holluar”,- shpjegon ajo. “Kremrat, gjithashtu, bëhen më pak efektivë, pra kanë më pak potencial të të mbrojnë nga djegiet e diellit, dëmtimet, njollat kafe, madje edhe nga rreziku për zhvillimin e kancerit të lëkurës.“
Pse nuk duhet të përdorni një krem mbrojtës të skaduar?
Ekzistojnë dy arsye themelore për këtë:
Kjo na çon tek problemi i dytë me kremin e skaduar. Edhe nëse kremi me SPF është akoma teknikisht i mirë, ndryshimet në formulë me kalimin e kohës mund ta bëjnë atë si joefikas dhe problematik për lëkurën. “Trajtimi i kremit të diellit me duar të ndotura, hapja dhe mbyllja e shpeshtë gjithashtu mund ta ekspozojë kremin para baktereve”,– thotë Erin Gilbert, dermatologe e certifikuar nga bordi në New York City. Ndërsa bakteret rriten brenda ambalazhit të kremit, mund të shkaktojnë ndarjen copa-copa, thotë ajo.
Kur duhet ta zëvendësoni kremin e diellit?
Shumica e kremrave të diellit janë krijuar për të zgjatur tre vjet, thotë Gilbert. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadimit (megjithëse jo të gjitha markat e kanë, paralajmëron Gilbert).
Por edhe nëse kremi është i përdorshëm vetëm për një vit, ka faktorë të tjerë që mund ta bëjnë SPF të prishet më shpejt sesa data e skadencës e vendosur në ambalazh. “Nëse e ruani kremin në vende të ngrohta, si në makinë, në pishinë ose në çantë, ai do të skadojë më shpejt për shkak të nxehtësisë”,- thotë Gilbert. “Nëse është ekspozuar i ndaj nxehtësisë, duhet ta zëvendësoni atë çdo disa muaj, vetëm për të qenë të sigurt se është akoma efektiv”.
Pavarësisht nga data, gjithmonë provoni konsistencën e kremit përpara se ta përdorni. “Kontrolloni për ndryshime në cilësi, si shpërbërja në copa ose ndarja e përbërësve, zbutja më shumë se duhet (i holluar), ose ndryshimet në erë”,- thotë Gilbert. “Nëse kremi ka erë të keqe dhe të ndryshme nga e fillimit, ka të ngjarë të jetë kontaminuar me baktere. “Kjo vlen si për kremrat mineralë, ashtu edhe ata kimikë”. Në fund të fundit? Ekspertët rekomandojnë ta zëvendësoni kremin kundër diellit çdo vit. “Nëse e përdorni kremin si duhet dhe në mënyrë të duhur, një krem nuk duhet t’ju zgjasë shumë”,– thotë Marchbein./balkanweb
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI (Në kuadrin e 255 vjetorit të Kuvendit të Senicës (1770-2025),…
Nga: Kastriot Dervishi Në vitin 1958, Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim…
Të kesh një çip në trurin tënd që mund t’i përkthejë mendimet në komanda kompjuterike…
I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimet kanë treguar se shafrani i…
Vlimi i tepërt i ujit në tenxhere është një fenomen i zakonshëm dhe shpesh i…
Në një intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt tregon disa…